Rama: Ok korrektit kombëtar. Nuk do kushtëzojmë reformën
Kryesocialisti Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste mbështet korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor. Duke folur në tryezën e partive të vogla, Rama theksoi se PS-ja nuk do të kushtëzojë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“I qëndroj asaj që thashë në fillim dhe nuk kam asnjë dyshim. Sistem zgjedhor antidemokratik nuk ka, çdo sistem është demokratik, nga maxhoritari i pastër deri te proporcionali i pastër. Nuk është shpikur nga ne, funksion në botën demokratike dhe nëse duam që të gjejmë rrugë për ta përmirësuar bujrum. Por ishte vendi për t`iu dhënë disa përgjigje të qarta për të gjitha këto lloj sulmesh e sharjesh që nuk ju bëjnë nder asnjërit prej jush në raport me thelbin e çështjes që ha diskutim. Nëse ne kemi thënë që sistemi zgjedhor nuk u provua e besojnë se përmirësimi i procesit dhe garantimi i standardeve është themeli i problemit të zgjedhësve. Sa i takon sistemit po e them, nëse ka vend për të përmirësuar sistemin ne jemi dakord që të japim mbështetjen dhe kontributin tonë për një sistem të përmirësuar përmes një korrektimi kombëtar që u mundëson më shumë hapësirë dhe barazi në garë e në votë, partive parlamentare e jo parlamentare dhe atyre që hyjnë në garë për herë të parë” theskoi Rama.
Kreu i PS Edi Rama gjatë fjalë së tij theksoi se partia e tij do përmbahet rekomandimeve dhe standrateve të kërkuara nga ndërkombëtaret, për sistemin zgjedhor “Është rast unikal që kërkohet mbështetja e partive të mëdha me të shara. Unë i konsideroj të shara dhe jo kritika. E përsëris kjo nuk ndryshon qëndrimin tonë në parim jemi të fokusuar tek standartet. Në radhë të parë besojmë se sistemi aktual. Dhe konsideroj se deri në momentin që flasim nuk ka asnjë arsye për të mos bërë progres në procesin e reformës zgjedhore. Nuk jemi në përfundmim për të thënë fjalën e fundit por jemi të bindur se me lista zgjedhore transparente dhe të auditueshme para dhe pas zgjedhësjeve dhe me identifikim të votuesve me kartën e identiteti dhe përmes teknologjisë së re, me numërim të shpejtë dhe transparent e të ndershëm, gjëra këto që janë diskutuar dhe mbeteten për tu artikulaur ligjërisht, dhe me KQZ të rifomatuar besoj se parimisht kemi një reformë, e cila nuk i jep të drejtë askujt që të thotë na i vodhët, na i morët.”, theksoi Rama.
Ndërsa Ilir Rusmali ka theksuar se PD-ja do të mbështesë partitë e vogla për një reformë zgjedhore me standarde. “Kjo tryezë e ky debat është shumë i rëndësishëm. Ka disa gjëra që meritojnë vëmendje. Ju thatë zoto Milo që në këtë tryezë ka pasur pjesëmarrje të plotë. Kjo vjen për shkak se debati rreth cështjes është i madh, nganjëherë edhe kontradiktor. Duhet mbajtur parasysh se vende super të konsoliduara sot e kanë cështjen e sistemit zgjedhor temë të sistemit politik” shtoi Rusmajli.
Ai gjithashtu vlerëroi punën e komisionit të reformës zgjedhore duke theksuar se janë arritur rezultatete shumë të rëndësishme. “Komisioni i reformës ka bërë punë serioze, jo gjithmonë e ka pasur të lehtë dhe ka arritur rezultat për çështje kardinale duke përfshirë të tjerët në debat. Ne si komision kemi pasur një objektiv që i kemi qëndruar besnik, për të zbatuar me përpikmëri objektivat e OSBE/ODIHR-it” shtoi Rusmajli.