Partia islamiste ne Tunizi e sheh veten fitimtare te zgjedhjeve

Pavaresisht nga rezultati- zgjedhjet jane zhvilluar duke respektuar ligjin. Keshtu mendon te pakten Michael Gahler kryetar i Komisionit te vezhguesve te BE. Te marten 25.10. ai i pershendeti tunizianet. Kjo ne nje kohe kur vendit edhe i mungonte pervoja me zgjedhje te lira
Ne nje proces kaq te gjere kompleks ku edhe pergjegjesit mesuan vetem gjate procesit se cilat gjera duhen mbajtur parasysh kane ndodhur natyrisht gabime dhe vonesa. Por po te nxjerresh nje emerues te perbashket te se gjithes mund te thuash se vendi ka pasur zgjedhje ne te cilat njerezit kane pasur ndjesine se vendimi i tyre per te zgjedhur u pasqyrua drejtperdrejt dhe pa minuse ne rezultatin perfundimtar.
Kete nuk e shohin te gjithe keshtu. Rachidi per shembull. Ai beson se zgjedhjet u manipuluan dhe kjo para se gjithash nga partia islamiste Ennahda. Te henen ai vendosi te marre pjese nje demonstrate spontane
Ne Ariana te gjithe drejtuesit e zyrave ishin nga Ennaddha edhe vezhguesit te gjithe Ennahda. Partia ushtron mbi zgjedhesit ndikim ne menyre ilegale. Kjo e gjitha eshte nje farse. Ne nuk kemi bere revolucion qe te vendosim serish nje sistem si me pare. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne Tunizi numerohen votat
Jane pikerisht tunizianet e majte qe jane te zhgenjyer nga rezultati i mire ne zgjedhje i islamisteve. Por per perleshje e trazira jane te pergatitur shume pak vete. Shume besojne se me Ennahdan mund te bashkepunohet pa problem. Dhe se rezultati eshte i besueshem. Youssra Ghannouchi sidoqofte eshte e qete. Ajo eshte bija e kryetarit te partise Ennahda Rachid Ghannouchi.
Ne nuk mendojme se kemi shkelur ndonje ligj gjate fushates elektorale ose ne diten e zgjedhjeve. Ne nuk kemi asnje ankese nga Komisioni i Larte i Zgjedhjeve. Deri tani ka vetem thashetheme te cilat ne i konsiderojme pa permbajtje. Por askush nuk qendron mbi ligjin dhe ne shpresojme se drejtesia do te na trajtoje si duhet.
Yousra Ghannouchi ka shume per te bere. Para qendres se partise Ennadha ka radhe te gjata gazetaresh. Per ata bashkepunetoret e partise kujdesen duke u folur ne anglisht frengjisht dhe arabisht. Partia eshte e organizuar mire. Nente muaj me pare Ennadha ishte ende e ndaluar. Kurse tani ajo ka arritur me sa duket rezultatet me te larta. Islamistet besojne se kane fituar rreth 30 perqind te votave. Por kjo shifer nuk mjafton per te qeverisur vetem. Ennadhas do ti duhet tani te formoje nje koalicion. Nje zedhenes tha se ne diskutim per partner vijne te gjithe.
Autor Marc Dugge/ Auron Dodi
Redaktoi Aida Cama