Thaci Ne Kosove eshte krijuar ambient komod per investimet e huaja

Pyetje Zoti Thaci Ju ishit i pranishem ne punimet e Forumit ekonomik per Kosoven ketu ne Vjene. Sipas jush sa i rendesishem eshte ky aktivitet per ju si qeveri por edhe per qytetaret ne Kosove
Hashim Thaci Ky forum eshte shume i rendesishem per Kosoven per faktin sepse ne kete forum ne rradhe te pare u be nje prezantim i rrethanave te reja te krijuara ne Kosove per investitoret e huaj rrethana keto qe i favorizojne investuesit e huaj. Kosova eshte shtet i ri por shtet i mundesisve te medha i mundesive qe une vete kam besim se mund te shfrytezohen maksimalisht prej investitoreve te huaj te fuqishem jo vetem austriake por edhe te tjere nga Evropa e mbare bota. Kosova ka resurse te fuqishme sidomos ne fushen energjetike ne termocentrale apo hidrocentrale si dhe ne ate solare. Po ashtu sektori i minierave eshte me interes sektori i agrokultures infrastriktura autostradat si dhe qendra sportive e skijimit ne Brozovice. Te gjitha keto jane ne rradhe te pare ne interes te qytetareve.
Deri ne fund te nentorit perfundon 38 kilometershi i pare i autostrades nga kufiri me Shqiperine ne drejtim te Prishtines pra ne drejtim te kufirit me Serbine. Vitin e ardhshem do te filloje pjesa e autostrades nga Prishtina ne drejtim te Shkupit Edhe ne sektorin privat po punohet qe te zhvillohet me shume biznesi i vogel dhe i mesem si dhe te hapen vende pune per te rinjte te rritet mireqenja sociale e q1ytetareve. Ne Kosove tashme eshte krijuar nje ambjent i sigurt komod per investitoret e huaj.
Pyetje Nje nga prioritet qe i ofron Kosova investitoreve te huaj sipas jush eshte fuqia punetore e re. Kosva ka shume te rinj por qe kane mbetur edhe pa pune. Si do ta zgjidhe qeveria juaj kete problem qe te rinjte te kene perspektive afatgjate ne vendin e tyre
Hashim Thaci Qeveria e Kosoves eshte duke punuar ne kete drejtim per reforma te thella ne fushen e arsimit po punohet qe niveli i arsimit te jete bashkekohor sipas standarteve europiane. Ndoshta Koosva renditet me mire se disa vende ne kete drejtim ne rajon. Edhe njerezit nga disapora kane dhene nje kontribut te madh ne kete drejtim. Njerezit qe kane studjuar ne universitet me te njohura ne bote jane kthyer ne Kosove duke u bere pjese e institucioneve. Ata po ndihmojne ne zhvillimin e biznesit. Aktualisht kemi nje ndryshim gjeneratash qeveria ka ne perberjen e saj mbi 70 per qind te saj njerez te kualifikuar jashte. Pra eshte nje zevendesim i gjenerates se vjeter me ate me te re moderne perendimore. Pra kemi njerez te punes dhe te rezultateve konkrete.
Pyetje Forumi zhvillohet ne nje kohe kur konfliktit ne veri ka ngrire dhe eshte kthyer ne nje molle sherri per zhvillimet e metejshme ne vend dhe rajon. A kemi te bejme ketu edhe me konflikte interesash ekonomike mes Kosoves dhe Serbise zoti Thaci dhe jo vetem ceshtje rendi dhe ligji
Hashim Thaci Ne kemi ndermarre masa konkrete qe deshmojne perkushtimin e institucioneve te Kosoves. Vendimi i 25 korrikut per te marre nen kontroll pikat kufitare me Serbine 1 dhe 31 kane qene vendime te drejta sovrane te institucioneve tona. Sigurisht qe problemet nuk ishin te vogla dhe te lehta pasi per 12 vite ishin grumbulluar probleme te nderlikuara me njera-tjetren. Por theksoj se kjo ceshtje eshte thjeshte ceshtje rendi dhe ligji. Nuk eshte ceshtje politike me 25 korrik enderra e Beogradit per ndarjen e Kosoves eshte shuar njehere e pergjithmone. Qytetaret ne veri te Kosoves kane qene te manipuluar nga Beogradi apo edhe te inspiruar nga per tu shkeputur nga Kosova. Ne si qeveri nuk jemi ne konflikt me qytetare serbe te veriut ne duam te jemi afer tyre te jemi prezent tek ata me investime me projekte me shkolla te reja ambulanca kanalizime e rruge te reja.
Pyetje Dhe pikerisht per te gjitha keto mendoni se krjimi i nje ministrie do te arrinte ti zgjidhte te gjitha keto probleme ne veri
Hashim Thaci Ka nje vemendje dhe perkushtim me te madh nga institucionet e Kosoves. Mendoj se duhet te punojme me shume qe te gjejme zgjidhje me efektive me te praueshme me fleksibel qe te ofrojne me shume per qytetarin edhe ne veri. Qeveria e Kosoves funksionon si nje e tere dhe eshte unike.
Pyetje Nese per te arritur nje zgjidhje te ketij konflikti te ngrire te ketij ngerci politik qe cenon te ardhmen e Kosoves dhe marredhenieve me Serbine do te duhej te uleshit edhe me presidentin Tadic ne nje tavoline do te ishit i gatshem per ta bere zoti Thaci
Hashim Thaci Mendoj per zgjidhjen e kesaj problematike tani eshte rendi dhe ligji respektimi i plote i dokumentit te presidentit Ahtisari i respektimit te plote te pikave dhe kushteve te prezantuara nga kancelarja Merkel per krijimin e ambjentit demokratik dhe te investimeve socialo-ekonomike. Ne jemi dy lideret me te votuar ne dy vendet tona presidenti Tadic dhe une. Natyrisht ne interesin e dy shteteve te dy popujve tone ne interes te paqes te stabilitetit te bashkepunimit dhe te perspektives euroatlantike do te isha takuar me presidentin Tadic pasi ne jemi takuar edhe me heret. do takim cdo bisede cdo dialog per interesa ndershteterore eshte ne interesin e te gjitheve.
Pyetje Zoti Thaci a ka korrupsion ne Kosove Mediet gjermane e cilesojne Kosoven si nje vend ku vetem plackitet
Hashim Thaci Ne Kosove korrupsioni eshte ne nivel me te ulet se vendet e tjera ne rajon por qe luftohet edhe me se shumti ne rajon. Dhe natyrisht se aty ku luftohet korrupsioni ka me shume zhurme ndersa aty ku nuk luftohet ka heshtje ndaj ketij fenomeni. Ne perpiqemi dhe jemi te percaktuar qe te respektojme moton tolerance zero ndaj korruspionit dhe krimit te organizuar. Jemi duke punuar ngushte me te gjitha autoritetet nderkombetare. Jemi te percaktuar per vazhdimin e nje qeverisje te mire te sundimit te ligjit te trasparences te konkurrences se lire e ne te njeten kohe te luftes pa kompromis ndaj korrupsionit dhe ndaj gjitha fenomeneve negative. Prandaj e theksoj se ndjehem teper mire me qeverisjen qe kemi aktualisht. Kemi njerez me pervoje me ide me vizion qe jane per nje modernizim te shtetit te Kosoves. Sigurisht asnje nuk eshte mbi ligjin dhe pergjegjesit jane individuale te secilit por qeveria e Kosoevs do te mbeshtese dhe do ti ndihmoje plotesisht te gjitha autoritetet e drejtesise ne punen e tyre per rend dhe ligj. Qeveria e mbeshtet fuqishem percaktimin per ndertimin e Kosoves se re demokratike te Kosoves Europiane.
Pyetje Si qendron puna me investitoret gjermane ne Kosove zoti Thaci a kane interes ata te investojne ne Kosove
Hashim Thaci Gjithe investitoret nga bota demokratike vecanerisht investitoret gjermane jane te mireseardhur jane te ftuar nga une personalisht jane shume te mirepritur ne Kosove sepse Kosova krijon mundesi qe ata te kene sukses ne biznesin e tyre pasi projektet e tyre sigurisht qe jane serioze dhe shume te rendeisshme per Kosoven.
Pyetje Ne Kosove dite me pare mberriti edhe prokurori nderkombetar qe do te ndjeke hetimet lidhur me akuzat e ngritura nga ish eurodeputeti zvicerian Dick Marty lidhur me tregtine e organeve ne kohen e luftes nga liderete UCK-s. ku permendej edhe emri i juaj. Tani qe zoti Marty nuk ka imunitet a do ta padisni ate
Hashim Thaci Une nuk do deshiroja ta riaktualizoja kete teme ne kuptimin politik. Raporti eshte i motivuar politikisht. Une i jap mbeshtetje te plote drejtesise per sqarimin e plote te ketij raporti. Sepse Kosova e meriton qe kjo barre qe i kane vene ne kurriz ti hiqet sa me shpejt pra te lehtesohet nga kjo barre e panevojshme dhe e padrejte.
Pyetje A eshte e ardhmja juaj vetem si president apo kryeminister nuk e shihni veten edhe si nje lider ne opozite
Hashim Thaci Une po punoj me gjithe potencialin tim dhe energjine time per ti sherbyer te gjithe qytetareve te vendit. Tani kam mandatin e dyte qeverises te cilin jam duke e realizuar me perkushtshmeri vizionin te cilin e kam prezantuar para qytetareve te vendit. E kam fituar besimin e qytetareve platformen dhe vizionin qe e kam shpalosur para tyre. Kete kontrate me qytetaret une nuk e prish me asnje cmim dhe me asnje rrethane tjeter apo post tjeter. Une do te vazhdoj te jem pergjegjes ne angazhimet e mia ne realizimin e premtimeve te mia por te them te drejten per te ardhmen pas dy viteve se a do te kandidoj per kryeminister apo per president ende nuk kam menduar sepse jam i fokusuar ne punen time aktuale. Ndersa se kush do te jete ne opozite e kush ne qeveri ate do ta vendose vullneti i qytetareve te vendit. Une kam besim te plote ne vullnetin e qytetareve per vizionin tone i cili eshte vizioni i Kosoves evropiane ne zhvillim i hapjes se vendeve te reja te punes i Kosoves demokratike i Kosoves europiane.
Intervisten e zhvilloi Mimoza Cika- Kelmendi
Redaktoi Aida Cama