E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e vogla: Korrektim kombëtar deformimit të votës

TIRANE- Transparenca, gjithëpërfshirja dhe barazia e votave janë kërkesat thelbësore që 23 parti të vogla i kërkojnë partive të mëdha për reformën zgjedhore. Thelbësore për partitë e vogla mbetet korrektimi kombëtari i kodit zgjedhor, si një mënyrë për të mos lejuar më deformimin e votave, sic thanë ata. Sipas tyre vota duhet të përkthehet sa më drejt në mandate.Partitë e vogla gjithashtu kanë kërkuar që të hiqet pragu 2 apo 3% për partitë e vogla. Ata e kanë përcaktur vendosjen e pragut për partitë e vogla si një mënyrë artificiale të vendosur nga partitë e mëdha.

PDS, Milo: Garë të barabarte 
Kreu i PDS, Paskal Milo në hapje të tryezës së partive të vogla për reformën zgjedhore deklaroi se gara e ardhshme elektorale duhet të jetë e barabartë dhe të plotësojë standartet europiane. 

“Gara e ardhshme të jetë e barabartë dhe të plotësojnë ashtu si na kërkohet nga faktorët ndëkombëtar të gjitha standartet e duhura për të plotësuar kriteret e nevojshme për integrimin e Shqipërisë. Shqetësimi ynë ka qenë që së bashku të realizojmë atë që kemi menduar që në nisje, tranparenca dhe gjithëpërfshirja. Ne kemi shpresë që faktorët politikë do dëgjojnë me vemëndje shqetësimet tona që vijnë nga ideja që ne të kontribuojmë të gjithë së bashku, të hartojmë një kod zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- deklaroi Milo, njëri nga monitoruesit e tryezës. 

PR, Madhi: Gjithëpërfshirja rëndësi të veçantë
Kreu i grupit parlamentar të PR-së Arian Madhi gjatë fjalës së tij nënvizoi se barazia e votës është një nga parimet themelore për standaarte demokratike.
“Reformat janë kush i anëtarësimit . Kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që zgjidhim problemet me tranparencë dhe konsensus dhe kompromis. Nëse ne do bëjmë gabime disa ditë, do të paguajmë për shumë gjatë. Ne nuk do lejojmë luksin te kemi që kodi zgjedhor të kalojë parimet Kushtetuese. Parimi themelor është barazia e votes ose zgjedhje të barabarta”,- deklaroi Madhi, njëkohësisht bashkëmonitorues i tryezës. 

Replika e Ngjelës: Mos vendosni kushte në tryezë
Spartak Ngjela duke replikuar me Arian Madhin, një nga monitoruesit e tryezës i kërkoi që të mos vendoset ksuhte në tryezë.
“Kemi ardhur për debat nuk mund të më vendosësh kushte. Kemi bërë gabim që kemi ardhur nuk ishte gjë kaq e rëndësishme. Jeni në vetë apo jo, këtu flet njeriu si të dojë. Hajde të bisedojmë na jepni projekte. E vetmja gjë është se na janë vjedhur votat. Kutë kam ardhur të rregulloj kryeministrin që vjedh votat. Jam për mazhoritar të pastër, jo për këtë lojë. Manipuluesin e votave e kemi, por nuk do e lëmë këtë radhë. Ju nuk ju ka ardhur kryesori. Jua jap unë zgjidhjen, republikanët, LSI dhe tre katër parti rrëzoni kryeministrin dhe shpëtoni gjendjen. Nëse na kini për të tallur”,- theksoi Ngjela.
Paskal Milo si përgjgje tha se tryeza është mbledhur për të diskutuar për praimet dhe ksuhdo ka të drejtë të flasë.

Partia Socialiste 91: Korrektim kombëtar pa prag
Gjergj Koja, në emër të partisë më të re opozitare, “Partia Socialiste 91” i dretjoi dy pyetje partive më të mëdha në vend.
“Nëse bëhet fjalë për propozime që ndikojnë hyrjen në Kushtetutë kot flasim. Ka paqartësi në draft. Nuk është e qartë që mandatet ndahen mes koalicioneve apo partia hyn në zgjedhje nëse është pjesë ose jo. Së dyti po e ndërlikojmë kot cështjen. Sistem korrektim kombëtar, korrektim kombëtar pa prag se po vendosëm pragje tjetër gjë”,- theksoi Koja duke shtuar se mbetet për tu parë cështja e minigrupeve dhe koalicioneve.

LSI, Haxhinasto: Barazi vote dhe korrektim kombëtar
Edmond Haxhinasto, në emër të LSI nënvizoi se dy parimet kryesorë të kësaj partie janë barazia në konkurim dhe barazia e votës.
“Ne do dëshironim që vullnetet politike të tranferoheshin në komisionin përkatës parlamentar. Pasi detyrimet tona ndaj sistemit demokratik duhen përfunduar sa më parë. LSI ka qenë e qartë që në fillim të saj, që nga hyrja e saj në skenën politike shqiptare, parimet janë: Barazia në konkurim, që të gjitha partitë politike të kenë mundësi të barabarta për të konkuruar. Parimi tjetër themelor është barazia e votës, që vota të ketë vlerën e saj të njëjtë, që zgjedhësit të kenë peshë të njëjtë pavarësisht ku e hedh votën. Ky parim përkthehet kontretisht dhe me skenëm që mund të ralizohet”,- deklaroi Haxhinasto. 

Haxhinasto nënvizoi se sipas LSI zgjidhja e problemit është korrektimit kombëtar dhe zvogëlimi i zonave zgjedhore.
“E para duke amenduar sistemin zgjedhor. Mendoj që mundt të përfshihen në diskutimin e sotëm. Në rast se do ruhet sitemi aktual shohim rrugët për zgjidhje. Për ne me rëndësi që të zvogëlohet numri i zonave zgjedhore në 6, si dhe të kenë numër të barabartë zgjedhësish, dhe e dyta korrrektimi kombëtar”,- theksoi Haxhinasto.

Spartak Ngjela: Zgjidhje vjedhjes së votave
Kreu i Partisë ‘Ligj dhe Drejtësi’ Spartak Ngjela vuri në ukje mungesën e një formule e për për mospërsëritjen e precedentit të vjedhjes dhe manipulimit të votave.
“Këtu nuk shoh një formulë. Unë s’kam ardhur për të lupyr. Këtu voton populli, deri tani janë manipuluar zgjedhjet. Keni gjë për manipulimin dhe vjedhjen. Nëse s’keni gjë ai që ka vjedhur do vjedhë prap. E dyta është të dimë sa mandate do rrinë pezull dhe sa do kalojnë. Këtu ka një kontraditë ndaj nuk kuptoj pse jemi mbledhur”,- deklaroi Ngjela.

Gjinushi: Korrektimi kombëtar heq deformimin e votave
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi gjatë tryezës së partive të vogla, e vuri theksin edhe njëherë tek korrektimi kombëtar i kodit zgjedhor.
Sipas tij, duke u adoptuar ky propozim nuk do të mund të deformohet më vota.
“Problemi që ngrihet është problemi i deformimit të votës, Realisht ne kemi adoptuar sistemin spanjoll dhe mund të them që është shumë e rrallë të gjesh një sistem spanjoll që deformon votat si në Shqipëri. Ne kërkojmë që të hiqet deformimi i votave, duke futur një metodë të korrektimit kombëtar”, tha ai. 

Sipas Gjinushit, propozimet e të vegjëlve do zbusin deformimin e votës, do i krijojnë parlamentit më pak polarizim, si dhe do rrisin stabilitetin e qeverisë.

Reforma zgjedhore, sot tryeza e 23 partive, mungon Meta-Berisha
23 parti parlamentare ose jo, do të mblidhen sot në një tryezë të përbashkët për reformën zgjedhore. Nisma për zhvillimin e kësaj tryeze është marrë nga aleatët e vegjël të socialistëve, të cilët më shumë se sa aleatët e PD-së janë të shqetësuar në lidhje me qëndrimin jo shumë të vendosur të PS-së për të çuar deri në fund porositë e tyre për korrigjim të sistemit zgjedhor.

Në tryezë janë ftuar edhe kryetarët e dy partive të mëdha. Kryetari socialist, Edi Rama mësohet se do të jetë i pranishëm. Ndërsa kryeministri Berisha bëri dje të ditur se do të mungojë për shkak se do të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan. Ndërkohë burime zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se në kësaj tryeze do t’i mungojë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

LAJMI VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›