Partitë përgatisin për ndryshimin e Metodikës

27/03/2005 Krerët e Partisë Demokratike thonë se do të kërkojnë rishikimin e vlerësimit të tokës truall
Socialistët kërkojnë votimin me konsensus të pikave të paraqitura
Partitë politike kanë paralajmëruar në prononcimet për "Metropol", se në metodikën e vendosjes së çmimeve për tokat bujqësore do të ketë ndryshime në formulat e vendosjes së çmimeve. Kështu, nga Partia Demokratike është bërë e ditur se në diskutimet, që do të zhvillohen në komisionet parlamentare, do të kërkojnë që çmimi i tokave truall në zonat turistike të ndryshojë, pasi, sipas tyre, është e papranueshme që çmimi në zonat preferenciale të jetë më i ulët se në trojet urbane. Sipas metodikës në zonat urbane, çmimi është nga 48 euro në 606 për një metër në katror. Ndërsa, për tokat truall, në zonat turistike çmimi është nga 40 euro në 208 euro për një metër katror. Përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se kjo është e papranueshme dhe se bëhet me qëllim shitjen e tokave të zëna me çmimin më të lirë. Ndaj dhe në diskutimet që do të zhvillohen ditën e hënë në Komisionin e Ekonomisë dhe në atë të bujqësisë do të kërkohet ndryshimi i disa prej formulave të paraqitura në Metodikën e pronave.
Reagimi
Duke parë rëndësinë që ka metodika e çmimit të tokave, socialistët janë shprehur se ndryshimet do të kërkohet të jenë në konsensus mes forcave politike. Kjo dhe për vetë faktin se Metodika është pranuar me konsensus prej të gjitha forcave politike. Sipas Ylli Bufit, brenda këtij muaji pritet që drafti të miratohet në komisionet përkatëse dhe më pas të kalojë për votim në seancë plenare. Në të njëjtën formë do të veprojë dhe Komisioni parlamentar i Bujqësisë, i cili do të zhvillojë mbledhjen e parë për këtë çështje ditën e hënë. Gjatë debateve, të zhvilluara javën që shkoi, është theksuar mungesa e faturës financiare që do të duhet të përballojë shteti shqiptar në kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve.
Ndërkombëtarët
Në të gjitha takimet e zhvilluara mes Task Forcës shqiptare dhe asaj të Bashkimit Evropian, çështja e vendosjes së të drejtës mbi pronën ka qenë pika më kyçe. Madje, dhe në takimin e zhvilluar një muaj më parë, Reinhard Priebe ka deklaruar se është shqetësuese vonesa në zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ndaj, ai është shprehur se dhe në takimin e radhës, që do të zhvillohet mes të dy palëve, kjo pikë do të rishqyrtohet. Madje, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë kërkuar paraqitjen e palës shqiptare me shifra të sakta mbi tokën e lirë, që do t'u jepet ish-pronarëve si dhe mbi ndërmarrjet me kapital shtetëror, aksionet e të cilave do të përdoren për kompensimin e pronave.
Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjin
Prej dy muajsh në Gjakatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë e ish-pronarëve për shpalljen e padrejtë të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, të miratuar më 29 korrik të vitit 2004. Në kërkesën e bërë shoqata "Pronësi me Drejtësi" shprehet se është e patolerueshme që shteti të shesë ose të falë tokat e pronarëve. Ndërsa në lidhje me të drejtën e kompensimit, ata shprehen se në asnjë konventë ndërkombëtare dhe në asnjë nen të Kushtetutës së Shqipërisë nuk lejohet kufizimi i të drejtës së pronës. Për më tepër, ata shprehen se shteti nuk mund të sanksionojë afate për të drejtën që ka një person që të kërkojë tokën e tij. Ankesa ka ardhur nga fakti se në ligj është vendosur që ish-pronarët nuk kanë të drejtë që të marrin në formën e kthimit fizik apo të kompensimit financiar më shumë se 60 ha tokë. Ndërsa pronarëve u është lënë afat që të kërkojnë të drejtën e tyre deri në muajin shtator të këtij viti. Megjithëse kërkesa ka rreth dy muaj që është dorëzuar, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ende nuk kanë dhënë një përgjigje mbi të.