Komiteti i Pronave pa zyra dhe mjete për nisjen e punës

27/03/2005 Pezullohet shqyrtimi i dosjeve me ankesat për vendimet e mëparshme
Edhe pse Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për momentin është cilësuar institucioni më i rëndësishëm, për të nuk janë dhënë zyrat e nevojshme për nisjen e punës si dhe mjetet e tjera, duke nisur nga makinat për lëvizjen e anëtarëve në verifikimin në terren të çështjeve. Burimet kanë bërë të ditur se ky ka qenë shkaku pse Komiteti i Pronave nuk ka nisur procedurat për marrjen në punë të teknikëve, që do të kujdesen për çështjet që do të shqyrtohen prej Komitetit të Pronave. Nga ana tjetër është bërë e ditur se në zyrën e komitetit kanë mbërritur ankesat e para të ish-pronarëve. Por asnjë prej dosjeve nuk ka nisur të shqyrtohet, pasi mungojnë si ambientet ashtu dhe pajisjet e tjera të nevojshme për zbatimin e ligjit të kthimit dhe të kompensimit të pronave ish-pronarëve. Megjithatë, mungesa e zyrave dhe e mjeteve të punës nuk është e vetmja pengesë për kthimin e pronave. Burimet nga Komiteti i Pronave kanë bërë të ditur se është kërkuar që të paraqitet harta e tokave të lira, që do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve. Por, një gjë e tillë nuk është bërë ende, duke e bërë të pamundur nisjen e procesit.