Gjykata e Strasburgut publikohen 19 vendimet
Shqipëria ka botuar në Fletoren Zyrtare në vitin 2009 të gjitha vendimet e marra për të nga ana e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ky është konstatimi i ÇIP në lidhje me monitorimin që i është bërë publikimit të këtyre vendimeve.
“Botimi i tekstit të plotë të vendimeve të formës së prerë dhe vendimeve të tjera të GJEDNJ, me palë të paditur shtetin shqiptar, është një praktikë që ndiqet nga Shqipëria në kuadër të Rekomandimit (2002) 13 të Komitetit të Ministrave të KiE. Dhe pse nuk është një detyrim ligjor që buron nga sistemi i brendshëm juridik, nga monitorimi rezultoi se deri në 31 dhjetor 2009, janë botuar në Fletore Zyrtare të gjitha çështjet (19) ku palë e paditur është Shqipëria”, theksohet në raportin monitorues të ÇIP.
Në raport theksohet se nga humultimi i të dhënave që ofron faqja zyrtare në internet e GJEDNJ, rezulton se, deri në 31 dhjetor 2009, GJEDNJ ka dhënë 19 vendime për procese ku palë e paditur është shteti shqiptar.
“Pas verifikimit, rezultoi se të gjitha këto vendime janë publikuar në Fletore Zyrtare Extra, të cilat kanë dalë nga botimi para datës 31 dhjetor 2009”, theksohet në raport. Por ndonëse nuk ka pasur probleme për sa i përket publikimit në Fletore Zyrtare të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut të marra kundër Shqipërisë, shpesh pala shqiptare ka kërkuar në rrugë jozyrtare nga kjo gjykatë që të mos shpallë më vendime ku e detyron shtetin shqiptar të paguaj. Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të dosjeve që vijnë gjithnjë e në rritje në Gjykatën e Strasburgut, për sa i përket zgjidhjes që shqiptarët kërkojnë për çështjet e pronësisë nga ana e kësaj gjykate. Kjo ka bërë që në pjesën dërrmuese të rasteve GJEDNJ të japë vendime në favor të qytetarëve ndaj shtetit shqiptarë, duke i kushtuar buxhetit të shtetit një peshë të shtuar për sa i përket fondit të tij për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në këtë kuadër, pala shqiptare i ka kërkuar Strasburgut që këto çështje mos t’i marrë në shqyrtim, për shkak se në vend ekziston legjislacioni në fuqi për ekzekutimin e këtyre vendimeve dhe një fond i posaçëm për dëmshpërblimin e tyre, që maksimalisht mund të zgjasë kohën e kompensimit financiar, por jo të mos jepet dëmshpërblehen.