ANGLI-CARLING CUP. FRANK LAMPARD DO JETE NE FINALE

TOP NEWS - Frank Lampard do të jetë në finalen e Kupës së Ligës Angleze kundër Tottenhem Hotspërs. Mesfushori anglez u la jashtë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Olimpiakos nga trajneri Avram Grant për të aktivizuar gjermanin Mikael Balak dhe kjo rriti ndjeshëm polemikat brenda skuadrës.
Gjithsesi futbollisti i përfaqësueses angleze do të jetë i gatëshëm për sfidën kundër Totenhem për Karling Kap dhe këtë radhe ai do të jetë më fushë së bashku me Balak.
Përsa i përket repartit të sulmit në këtë ndeshje pritet që të luajën së bashku Dider Drogba dhe blerja më e re e Bluve të Londrës, Nikolas Anelka. Pritet që kjo finale të jetë një sfidë sepktakolare pasi rivaliteti midis këtyre skuadrave është i madh fakt që pranohet edhe nga Xho Kol.
"E njoh rivalitetin midis këtyre skuadrave-është shprehur Kol-jam rritur me të dhe shumë tifozë më kanë thënë që ne duhet të fitojmë me cdo kusht ndaj Totenhem. Besoj se do të jetë një ndeshje e një niveli të lartë. Më pëlqen loja që zhvillon Tottenhem dhe në mënyrë të vecantë më pëlqejnë futbollistët e saj si Berbatov apo Robi Kin. Duhet t'i respektojmë se Tottenhem është një skuadër e fortë."