E Diel, 1 Nëntor 2026

LUFTA PER BENZEMA. LYON KËRKON 60 MILIONE EURO

TOP NEWS - Mancester Junajted është e cmendur pas Karim Benzema. Djajtë e Kuq tashmë janë të vendosur gjithnjë e më shumë për të blerë sulmuesin 20 vjecar të Lionit, pas paraqitjes së këtij të fundit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ditën e mërkurë.
Por sipas të përditshmes angleze ‘The Guardian', Mancester do ta ketë shumë të vështirë të bindë presidentin e Lionit, Zhan Mishel Olas, që kërkon një shifër marramendëse për Benzema. Aktualisht Olas i kërkon Djajve të Kuq të derdhin një shifër prej 60 milionë euro dhe Kristiano Ronaldo.
‘The Guardian' citon edhe një deklaratë të vetë Olas në lidhje me këtë cështje të bërë tek e përditshmja franceze ‘L'Equipe'.
"Nëse Mancester kërkon Benzema, atëherë të ofrojë 60 milionë euro dhe ne do të tentojmë të marrim edhe Kristiano Ronaldon - është mësuar të jetë shprehur presidenti i Lion.
Por në kampin e Mancester, Sir Alex Ferguson po mendon edhe për alternativat që mund të sjellin në Old Trafford një prej sulmuesve më të spikatur këtë sezon në Evropë. Skocezi 61 vjecar mendon që të përdorë sulmuesin Luis Saha së bashku me një shifër të konsiderueshme të hollash për të arritur te 20 vjecari francez.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›