E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, braziliani Zhunjor firmos ne Lushnje.

Përvoja ka qenë ajo që ka bërë diferencën dje në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës, ku një gabim i foshnjarak i mbrojtjes vendase i ka dhënë mundësi brazilianit Zhunjor të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, gol ky që i dha Partizanit një fitore minimale, por të vlefshme, 1-0, në fushë të huaj, duke i mundësuar kështu të kuqve kryeqytetas, të drejtuar nga trajneri Neptun Bajko, të shkojnë drejt ndeshjes së kthimit më të qetë. Një gol i vetëm i ka mjaftuar Partizanit të mposhtë Lushnjën në fushën e kësaj të fundit dhe vendasit ishin përgjegjësit kryesorë për golin e shënuar nga braziliani Zhunjor, që i mundëson të kuqve kryeqytetas të hedhin realisht vështrimin drejt cerekfinaleve, ku mund të kenë përballë rivalët kryeqytetas, Tiranën, e cila dje e nisi lojën me shumicën e titullarëve në stol, por vuajti dhe pati nevojë për një gol, në minutat e fundit të ndeshjes, të Klodian Duros, për të shmangur humbjen përballë Erzenit dhe për t'u larguar nga Shijaku me një barazim 1-1.
Lushnja 0
Partizani 1
Shënues: Zhunjor 53'
Gjyqtarë: S. Jareci, E. Zhuli, G. Maloku
Stadiumi "Roza Haxhiu", Lushnjë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›