Redi Jupi e nis me fitore

Redi Jupi e nisi me fitore premierën e tij në krye të stolit blu, teksa luajti edhe një pjesë të mirë kohe edhe vetë me formacionin dinamovit. Dinamo duket se ia ka marrë dorën Skënderbeut, pasi edhe edicionin e kaluar e elimonoi skuadrën korcare. Ilir Qorri celi goleadën "blu" në minutën e 6, dhe tri minuta më pas ishte senegalezi El Haxhi Gudjabi që dyfishoi rezultatin për Dinamon. 0-2 në stadiumin "Skënderbeu" dhe trajneri i "ujqërve të dëborës" Jani Kaci nuk mund t'u bësojë syve. Korcarët nisin të reagojnë dhe pesë minuta më pas, në të 15' ishte Ngjela ai që rihapi ndehjen me golin e tij. Por pa kaluar disa sekonda nga gëzimi i vendasve, Bajrami shënoi një autogol në favor të Dinamos në minutën e 16-të. Me pjesën e parë të mbyllur 3-1, duket se nuk ka më histori, por Skënderbeu vazhdoi përpjekjet dhe në minutën e 71-të, Frashëri realizoi golin e dytë për korcarët, që krijoi dhe iluzionin e një barazimi. Në 16 takime, Dinamo ka fituar 8 herë me Skëndërbeun, 5 takime janë mbyllur në barazim dhe 5 herë kanë fituar korcarët. Ajo që është më e rëndësishem është fakti se në 4 herë është kualifikuar Dinamo dhe 3 herë Skënderbeu. Kush do të kualifikohet për më tej në edicionin 2006-2007 të Kupës? Kjo do të zgjidhet pas 90 minmutave të takimit të datës 22 nëntor, por formacioni i Redi Jupit me fitoren në transfertë ka hedhur një hap më shumë.