Rumenige: “Presioni mbi Klinsmanin, i lartë”

Presidenti i Bajernit të Munihut, Karl-Heinc Rumenige, beson se tani do të ketë më shumë presion te trajneri i ri Jurgen Klinsmanit për sezonin e ardhshëm, kur ai do të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë.
Pasi udhëhoqëi Bundesligën nga fillimi në fund dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, Bajerni shijoi një sukses të madh në drejtimin e Otmar Hitzfeldit, i cili fitoi edhe kampionatin.
"Kur ne humasin një ndeshje, si ajo kundër Zenit, ju do të shihi se të gjithë armiqtë tanë do të vijnë shumë shpejt me thikat e mprehura", - tha bosi i Bajernit për faqen gjermane Sport1.de.
"Presioni sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më i pakët. Unë kam frikë se presioni do të rritet akoma më shumë kur në bankinë do të jetë Jurgen Klinsmani", - shtoi ai.
Rumenige tha se është i kënaqur me ekipin gjatë këtij sezoni. "Unë jam në lidershipin e Bajernit prej vitit 1991 dhe kësaj radhe po shijojmë një sukses të madh, pas pikës së lartë të vitit 2001, kur fituam Ligën e Kampioneve. Ky sezon ka pasur më shumë argëtim për mua personalisht. Shikuesit e kanë kompesuar vlerën e parave të tyre të shpenzuara për të na ndjkur, më shumë sesa sezoni i kaluar shumë i keq. Stadiumi u shit i gjithi në cdo ndeshje".
Presidenti i Bajernit refuzoi të fliste mbi një nënshkrim të mundshëm të Xhenaro Gatuzon gjatë verës. "Unë nuk dua ta komentoj mbi këtë. Ai është ende nën kontratë me Milanin dhe unë nuk dëshiroj të spekuloj", - përfundoi Rumenige.