Kapllani gol në Kupën e Gjermanisë

Edmond Kapllani e ka filuar me gol sezonin e ri të futbollit gjerman. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar gol në fitoren e Karlsruhe ndaj skuadrës së Ansbach në turin e parë të Kupës së Gjermanisë, ndeshje kjo e mbyllur me rezultatin 5-0 në të mirë të KSC.
Shqiptari është futur në lojë në pjesën e dytë në vend të Kennedy dhe ka shënuar golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 56-të me një gjuajtje me kokë. Në një farë mënyrë Kapllani ka fituar duelin me australianin, që ëhstë konkurenti i tij direkt për një vend titullari pasi ky i fundit nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në 45 minutat e tij që ka pasur në dispozicion.