E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brian Filipi, gol dhe asist në Kupën e Italisë

Mesfushori sulmues i talentuar shqiptar i Ravena Calcio në Itali, e nisi në mënyrën më ta pabesueshme aventurën me klubin italian të Serisë C1. Brian Filipi shënoi një gol dhe krijoi një tjetër në ndeshjen e Kupës së Italisë, Ravena – Castellarano (5-1) në edicionin e 61-të saj.
Filipi tregoi një stil të pëlqyeshëm loje në krahë, duke qenë i barabartë në nivel me futbollistët e tjerë të Ravenës, të cilët sezonin e kaluar luani në Serinë B. Në takimin e ardhshëm për Kupën e Italisë, Ravena do të luajë në turin e dytë kundër Riminit.
Filipi, i cili konsiderohet si "Ervin Skela" i ri në Itali, është thirrur nga trajneri Artan Bushati edhe për ndeshjen e Kombëtareve U-21 të Shqipërisë kundër Greqisë U-21, takim që do të luhet, më 20 gusht në Elbasan.
19-vjecari, një ndër lojtarët më të mirë në Raund Elite për Shqipërinë U-19, shpreson se do të bëjë më të mirën, pasi është duke përjetuar një moment të mirë.
Shqipëria humbi ndeshjen e parë kundër Greqisë në Athinë (2-1) dhe shpreson të marrë revanshin në takimin e dytë midis tyre, njëherëësh edhe i teti në eliminatoret e Kampioantit Europian U-19. Greqia ka 13 pikë pas 7 ndeshjesh, ndërsa Shqipëria tri pikë më pak, po në aq ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›