"Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2008"
Autori i Lajmit: red.
Gazetarët ekonomikë të rajonit të Evropës Juglindore do të jenë të ftuarit e Grupit të Bankës Botërore në prezantimin e raportit më të fundit, "Të bësh biznes në Evropën Juglindore, 2008", në Bitola, Maqedoni në 14 Korrik. Burime zyrtare të Misionit të Bankës Botërore në Tiranë, bënë të ditur se në këtë takim prezantues, janë ftuar gazetarët ekonomikë nga të gjitha vendet e rajonit. Në raportin e ri "Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2008", janë marrë referenca nga 22 qytete në rajon, ndërsa janë përcaktuar si drejtime kryesore, ato që kanë të bëjnë me lehtësitë e të bërit biznes, për përmirësimin e konkurrencës, për krijimin e vendeve të punës, etj.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008