E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, pasiguri drejt së ardhmes

Shpërbërja e Partizanit duket se do të jetë vetëm çështje ditësh. Kjo për faktin se kriza financiare e këtij klubi vazhdon të thellohet, ndërsa futbollistët kanë premtuar se do të bojkotojnë stërvitjen nëse nuk do t‘ju shlyen pagesat e deritanishme. Megjithatë, trajneri Shpëtim Duro ka në plan që sot të nisë stërvitjen për fazën e gjysmës së dytë të sezonit, edhe pse e di mirë se çështja financiare mund t‘i kthehet në një bumerang. "Unë do të nis nesër (sot) stërvitjen, ka thënë dje trajneri Duro. Kjo është detyra ime si trajner. Lidhur me pagesat, natyrisht nuk mund të përgjigjem unë". Sipas burimeve në klub, presidenti Xhani ka qenë në Greqi dhe besohet se këtë javë ose tjetrën do të kthehet në Tiranë. Megjithatë, asgjë nuk garanton se ardhja e tij do të zgjidhë problemet financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›