E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Xheki Stjuart: Të ikin Mosli dhe Ekleston

Nuk mund të thuhet se nuk është koherent. Megjithatë, mbetet një zë i shenjtë dhe i dëgjuar në ambientet e garave të automobilizmit. Xheki Stjuart, tre herë ish-kampion i botës në Formula 1, është bërë i gjallë në fillimin e vitit, duke sulmuar Maks Moslein, presidentin e FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit), dhe Berni Ekleston, të cilët, sipas tij, duhet të ikin nga postet që mbajnë.

Në një intervistë të publikuar tek e përditshmja "The Times", ish-piloti skocez ka folur drejtpërdrejtë dhe qartë. "Mosha e Bernit është në kundërshtim të plotë me të gjitha ndryshimet e dëshiruara", ka shpjeguar ai. Për më tepër, as nuk imagjinohet që të ekzistojë ende një menaxher që ka mbushur tashmë moshën 78 vjeç. Sa i përket 68-vjeçarit Moslei, pas skandalit me sfond seksual në pranverën e fundit, ai prezanton "një figurë të paimagjinueshme, nëse do të ishte pjesë e një Komiteti Olimpik apo e një federate futbollistike".

Prej vitesh, Berni Ekleston menaxhon të drejtat financiare të të gjithë Formula 1. Kundër tij janë ngritur të gjitha skuadrat, të cilat prej pak kohësh kanë krijuar edhe shoqatën e tyre me emrin "Fota". Ato duan që kjo çështje të diskutohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Të mos lëmë mënjanë inatet e tij dhe përgjigjet ironike, mbi të gjitha kundrejt Ferrarit. Ndërsa Mosli, i cili në ditët e nxehta të skandalit kishte qartësuar se nuk do të dorëhiqej, por vetëm synonte të mbyllte mandatin e tij, bëri të ditur pak ditë më parë se dëshiron të rikandidojë për postin aktual. "Një sport botëror, në të cilin përfshihen kombe të shumta, ka nevojë për një organizëm drejtues krejtësisht të pavarur dhe transparent", ka thënë në fund Stjuart.

Por një incident ka drithëruar dje komunitetin e Formula 1. Në aeroportin e Malindit, në Kenia, ka pësuar një incident ish-kampioni i botës, Fernando Alonso. Lajmi u bë i njohur dje. Çarteri privat i pilotit iberik, gjatë një manovre uljeje, ka dëmtuar një krah. Për fat të mirë, pasojat e aksidentit ishin të vogla dhe kaluan pa probleme për pilotin dhe gruan e tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›