E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Han, tani pa asnje objektiv

Trajneri Ari Han, pas ndeshjes dhe humbjes se pesuar me Danimarken, nuk ka dhene doreheqjen nga kombetarja. Ari Han eshte vene ne presion, per shkak te paraqitjeve te dobeta dhe ka lene nje shije te hidhur ne opinionin sportiv, per shkak se ekipi i drejtuar prej tij, jo vetem qe nuk eshte ne gjendje te fitoje, por po luan nga ndeshja ne ndeshje me dobet se me pare. Por holandezi Ari Han eshte ne kontrate deri ne fund te eliminatoreve, Kupa e Botes "Afrika e Jugut 2010". Ai pas ndeshjes eshte shprehur indirekt se deshiron te respektoje kontraten deri ne fund, prandaj edhe ka folur per ndeshjen duke justifikuar serish humbjen e fundit. "Danimarka eshte e forte dhe nje nder ekipet pretendente per te shkuar ne boteror", - theksoi Ari Han. "E prisnim dhe e dinim se nje rezultat pozitiv do te ishte shume i veshtire. Per gabimet tona pesuam edhe golat. Duhet te shohim, nga ndeshjet e tjera". Por presidenti Armando Duka, i cili e ka ndjekur ndeshjen ne stadium, se bashku me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, ka mbetur plotesisht i zhgenjyer. Para se ne Tirane te mberrije me 6 qershor kundershtari i radhes, Portugalia, rezultatet e fundit do te analizohen, ku e ardhmja e trajnerit do te jete nje "ceshtje" me vete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›