Portugalia, boterori kalon nga Tirana
Kombetarja e Portugalise, nen drejtimin e trajnerit Karlos Kueiroz fitoi ne nje ndeshje miqesore, ndaj Afrikes se Jugut vendi organizator i boterorit te vitit 2010, duke rritur moralin brenda ekipit. Portugalia ndodhet aktualisht ne kuoten e gjashte pikeve, aq sa edhe Shqiperia, por ka dy ndeshje me pak. Portugezet do te ndeshen me 6 qershor ne Tirane dhe trajneri Kuerioz, thekson se nga kryeqyteti shqiptar do te nise marshimi i portugezeve, drejt finaleve te boterorit te ardhshem. Kuerizo theksoi: "Afrika e Jugut perbehet nga lojtare cilesore, qe luajne futboll te shpejte. Mendoj se fitorja na jep moral, qe te shenojme sukseset e duhura ne ndeshjen eliminatore, ku nuk duhet te gabojme me. Portugalise i ka munguar goli, ne ndeshjet e fundit. Ne Tirane shpresojme te zhbllokohemi", - perfundoi Kuerioz. Portugalia barazoi 0-0 me kuqezinjte, ne ndeshjen e pare dhe eshte mundur nga Danimarka ne shtepi. Rezultatet zhgenjyese kane vene ne pikepyetje kualifikimin ne boteror te ekipit, qe ne fillim te eliminatoreve dukej se e kishte te sigurt nje bilete, per ne boteror.