E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: “Bëmë diçka sensacionale”

Energi Kotbus siguroi mbijetësn në Bundesligën gjermane, dhe një rol të dorës së parë ka pa dyshim fantaziti shqiptar Ervin Skela.
Takimin e fundit Kotbus fitoi 2-0 kundër Hamburgut dhe lojtari i Kombëtares shqitpare ishte një ndër më të mirët në fushë në fitoren e pestë rresht në shtëpi. "Ajo që ka bërë ekipi deri tani, është sensacionale" – thotë Ervin Skela për faqën gjermane maerkischeallgemeine.de. Në takimin kundër Hamburgut për herë të dytë gjatë këtij sezoni stadiumi ishte shitur plotësisht, ashtu si me Bajerinin ku ishin të pranishëm 22 746 shikues.
Ervini është edhe futbollisti shqiptar që ka shënuar më shumë gola nga ata luajën këtë sezon në Bundesligë. Skela ka realizuar 7 gola (më i miri i ekipit), Edmond Kapllani 2 gola me Karlsruhen, po aq sa Faton Toski i Eintrahtit të Frankfurtit. Lala duarbosh (vetën një asist) edhe këtë sezon, ndërsa mbrojtësi Mërgim Mavraj i ka pas të numëruara minutat.
Takimi i radhës i Energi Kotbus (ndodhet në vendin e 14-të, 36 pikë) njëherësh edhe i fundit sezonal është ai kundër Hanoverit të Altin Lalës (vendi i 8-të, 46 pikë). Po të shtunën, Karlsruhe e Edmond Kapllanit do të luajë në transfertë kundër Hamburgut, një ish-ekip i Besart Berishës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›