Partizani të mërkurën miqësore me Shkumbinin

Skuadra e Partizanit mund të zhvillojë një miqësore me Shkumbinin ditën e mërkurë. Mësohet se tekniku i të kuqve Neptun Bajko do të kontaktojë sot me trajnerin e peqinasve, Vasil Bici për të vendosur përfundimisht për organizimin e ndeshjeve. Nëse gjithcka shkon sipas planeve, kjo do të jetë miqësorja e tretë e skuadrës së partizanit gjatë kësaj faze përgatitore. Të mërkurën e kaluar, të kuqtë luajtën me Dajtin në Kamzë, duke barazuar 0-0, ndërsa të shtunën arritën një tjetër barazim pa gola me Besën në Kavajë. Ndeshja me Shkumbinin është planifikuar që të luhet në Peqin, duke qenë se Partizani nuk ka për momentin një fushë të vetën.