E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luizo, Teramo: “Myrtaj eja, të garantoj 20 gola!”

"Nëse Myrtaj do të vendoste të qendronte me Teramon, do t'i garantonim atij 20 gola". Paskuale Luizo kërkon të nxisë shqiptarin duke e provokuar me numrin e golave që mund të shënojë në Serinë C1. "Një dyshe sulmi i kompozuar nga mua dhe Myrtaj do të ishte e jashtëzakonshme dhe do të shërbente edhe si një trampolin për një rilancim për bomberin tonë shqiptar", - thotë ai në faqet e ilmessaggero.it.
Drejtori sportiv Cezaroni ndjek interivistën dhe shton: "Myrtaj ka kërkesa nga Serie B. Do të qendrojë në Teramo? Hipotezë për t'u verifikuar një sekondë nga skadenca e merkatos së futbollit.
Luizo më pas e devijon bisedën mbi Teramon e "re". "Ashtu si vitin e kaluar kishte shumë dyshime rreth nesh, por kur mbaroi kampionati ne shkuam në plejof". Luizo vazhdon: "Është shumë e nevojshme t' japim hapësirë lojtarëve të rinj që presin të rriten dhe duhet ta dinë të rinjtë se as tyrë është një shoqëri që i beson atyre. Unë do të bëj pjesën time ashtu sic e kam bërë gjithmonë".
Florjan Myrtaj ende nuk e ka vendosur se ku do të instalohet për sezonin e ri 2006-2007, ndërkohë që ka marrë dhe lajmin e keq, se nuk është përfshirë në listën e teknikut të kombëtares, Oto Baric, për sfidën kundër San Marinos, që do të zhvillohet ditën e mërkurë më 16 gusht. Myrtaj ka zhvilluar 26 ndeshje, ndërsa ka mundur të shënojë vetëm 3 gola.
Sulmuesi 31-vjecar, aktualisht po stërvitet në qendrën stërvitore të ekipit të Teramos. Për klubin e vogël italian, Myrtaj përbën një ëndër të ndaluar, pasi dhe mundësia ekonomike është e kufizuar ndërsa financat që do të kërkojë vlonjati janë të larta për buxhetin modest të ish-ekipit të tij.
Për Murtaj ka qenë i interesuar edhe Bari e Galipoli, ndërsa sezonin e kaluar vlonjati ka luajtur fazën e parë me Katanxaron dhe të dytën me Peruxhian, por pa shkëlqyer me asnjë nga të dy ekipet edhe pse stafet e tyre teknike patën shumë besim te aftësitë e tij.
Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›