Kaka: “Mendova ta lija Milanin”

Fituesi i "Topit të artë 2007", braziliani i Milanit, Riki Kaka, rrëfeu një sekret për revistën sportive italiane "Guerrin Sportivo". "Nëse kam menduar të largohem nga Milani? Vetëm përpara finales së Ligës së Kampioneve në Athinë. Më vonë kurrë më", - tha "Lojtari më i mirë në Botë 2007". Jashtëklasi brazilian shpreh edhe një dëshirë tjetër për vitin 2008: "Dëshiroj të marr pjesë në Lojërat Olimpiket të Pekinit. Trofeu olimpik është i vetmi që i mungon Brazilit". Në fund Kaka e vlerëson Paton si një faktor kyc për ringritjen e Milanit. "Është ai Ronaldo i ri, e ndiej. Por nuk duhet vendosur qysh tani në një presion të madh".