E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parulla politike për pronat: Toka i takon atij që e ka uzurpuar

Procesi i kthimit e kompensimit të pronave është ngadalësuar dhe frenuar prej saj në mënyrë të qëllimshme. Ish-pronarët sorollaten në mënyrë përbuzëse nëpër zyrat e shtetit, gjatë përpjekjeve për rimarrjen e pronave të sekuestruara. Po u jepet gati falas toka pushtuesve të saj, duke zbatuar faktikisht parullën komuniste: “Toka i takon atij që e punon”, e cila tani shprehet në formën: “Toka i takon atij që e ka uzurpuar”.

Dhënia e pasurive kombëtare për “1 euro”, pakëson mundësitë e zgjidhjes së çështjes së kthimit e kompensimit të pronave. Janë dhënë sipërfaqe të konsiderueshme në këtë mënyrë për firma të huaja e shqiptare, shumë të dyshimta dhe nuk janë parë investimet gjoja të pritshme.

Përsa u përket pronave të regjistruara në Regjistrin e Pronave, ka shumë sorollatje në sportelet. Në këtë rast, dëmtohet kushdo që ka një pronë të regjistruar ligjërisht. Edhe këtu, ka mospërfillje për pronat dhe pronarët.

Futja e taksës së sheshtë prej 10 % për transaksionet me pronat, pengon së tepërmi futjen e pronave në qarkullim ekonomik dhe kalimin e tyre nga ai që s’e manaxhon dot, tek ai që ka mundësi më të mëdha për menaxhimin e saj. Kjo dëmton zhvillimin e ekonomi6së së vendit në përgjithësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›