“Parullat serbe”, një lojë adoleshentësh
KUKES - Të ashtuquajturat parulla serbe nuk janë asgjë tjetër veçse një lojë fëmijësh.
Një grup nxënësish të shkollës së mesme të Kukësit kanë deklaruar se, shkrimet i kishin bërë ata dhe nuk kishin lidhje me serbët apo me thirrje antishqiptare. Xeni, Flori dhe Qaza që kanë dhe emrat e tyre poshtë shkrimeve thonë se, janë inicialet e fjalëve që kanë bashkuar, sipas grupeve dhe ritmeve repiste që pëlqejnë. OTR, OBS, CTD dhe një kurorë mbretërore janë simbolet e adoleshentëve, me anë së të cilave thonë se kërkonin të tërhiqnin dhe vëmendjen e vajzave. Ata janë habitur kur grupi i tyre është etiketuar si proverb. "Ne e duam Kosovën, madje jemi duke bërë një këngë kundër serbëve dhe do ta dërgojmë në Kosovë për t'u treguar kosovarëve se çfarë bëjmë ne të rinjtë në Kukës për ta". Në fakt dhe vendi ku janë shkruat parullat në një mur të ish-turizmit të vjetër dhe në pllakat 1 km larg qytetit të Kukësit shkelet më së shumti nga adoleshentët në orët e pushimit. Nga ana tjetër, policia e Kukësit ka mohuar kategorikisht të ketë parulla serbe dhe pro Milosheviçit në qytet. Drejtori i policisë së Kukësit, Muharrem Furriku u shpreh dje se nuk ka asnjë denoncim në polici nga grupe kosovarësh apo qytetarë të Kukësit për parulla serbe. Furriku ka hedhur poshtë se, forcat e policisë së Kukësit janë angazhuar në fshirjen e shkronjave të shkruara me sprajt apo nisjen e një hetimi, pasi sipas tij nuk ka asnjë bazë që është kryer një vepër e dënueshme. j.h