Problemet mendore, 1 psikiatër për 78 mijë banorë
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për numrin e personave me probleme mendore në vendin tonë janë alarmuese. Sipas statistikave, rezulton se 15-20 % e popullatës shfaqin forma të ndryshme të neurozave apo depresionit.
Përkundër këtyre shifrave alarmuese numri i psikiatërve mbetet në nivele tepër të ulëta. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, raporti mes këtyre punonjësve dhe popullatës në përgjithësi është 1 me 78 mijë banorë. Për të ndryshuar këto raporte por edhe për të vënë në zbatim ligjin e Shëndetit Mendor, ka nisur plani i veprimit për zhvillimin e shërbimeve të shëndetit mendor, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj personave në nevojë dhe familjeve të tyre. "Kanë nisur një sërë trajtimesh edhe me mjekët e familjes, të cilët duhet të jenë të parët që të evidentojnë shenjat që shfaqin personat me probleme mendore, kjo pasi ndjekin problemet shëndetësore në familje për një kohë të gjatë", sqarojnë specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre, në kuadër të konkretizimit të Strategjisë së Shëndetit Mendor, ka përfunduar rehabilitimi i shërbimeve të pranimit në spitalet psikiatrike, të cilat synojnë krijimin e një shërbimi modern të pranimit sipas kritereve të OBSH-së, me qëllim reduktimin e shtretërve, duke evituar shtrimet e panevojshme. Gjithashtu, janë organizuar aktivitete me karakter sensibilizues dhe është miratuar rregullorja e shëndetit mendor. Ministria e Shëndetësisë, në zbatimin e reformës në fushën e shëndetit mendor, është orientuar drejt ngritjes dhe zhvillimit të një sistemi të balancuar me synim afatgjatë fuqizimin dhe shtrirjen e rrjetit të strukturave komunitare; ofrimin e shërbimeve nga ekipe multi-disiplinare nëpërmjet futjes së figurave të reja profesionale (punonjës socialë dhe psikologë).