Anija me çimento kthen pas 120 turistë
SARANDE - Një trageti me 120 turistë britanikë u është refuzuar dje ankorimi në kalatën e portit të Sarandës.
Ata ndodheshin në bordin e anijes turistike "Clipper Adventure", e cila ka qenë e detyruar të qëndrojë në spirancë në Gjirin e Sarandës, pasi kalata e portit ishte e zënë nga përpunimi i një anijeje mallrash që po shkarkonte çimento. Pas një pritjeje prej 2 orësh në spirancë në Gjirin e Sarandës, anija "Clipper Adventure" me flamur bahamez është kthyer mbrapsht për në ishullin e Korfuzit. Në komunikim me Kapitanerinë e Portit bëhet e ditur se, anijes turistike iu pohua ankorimi në radë dhe prej andej të transportoheshin turistët me anijet e tyre të vogla, lanxhave, pasi nuk mund të ndërpritej përpunimi i anijes "Egro 2" që ndodhej në kalatën e Portit. Kjo nuk është pranuar prej ekuipazhit, për shkak të motit me det të dallgëzuar dhe për arsye se turistët ishin të kaluar në moshë dhe nuk mund të lundronin me lanxha në këto kushte. Nga mosrealizimi i vizitës së programuar të turistëve deklarohet se turizmit në Sarandë nuk iu dhanë të paktën 15 mijë euro, ku 1500 euro shkonin vetëm për taksimin portual, nëse do të bëhej. sh.d