E Martë, 3 Nëntor 2026

Këmbë të bukura? Si të kujdesemi

14/05/2005  Bukuria e këmbëve duhet të vështrohet në dy aspekte kryesore, të dyja shumë të rëndësishme: e para është e një natyre plotësisht estetike, ndërsa e dyta ka një karakter fizik. Shpesh kujdesi ndaj tyre lihet pas dore gjatë sezonit të dimrit, ndërkohë që me ardhjen e pranverës dhe të verës del në pah rëndësia për të pasur këmbë të bukura, duke kërkuar kështu edhe më shumë kujdes. Gjendja e këmbëve nuk ka lidhje vetëm me aspektin estetik, por edhe me shëndetin e atyre që mbajnë edhe peshën trupore. Por çfarë duhet të kemi parasysh për të pasur këmbë sa më të bukura, të shëndetshme. Si të kujdesemi për to dhe këshillat në ndihmë të tyre.

Kujdesi për këmbët

Këmbë të bukura: këmbët shpeshherë lihen pas dore, duke mos iu kushtuar shumë vëmendje. Kur zgjedhim një këpucë, në pjesën më të madhe të rasteve i marrim më shumë mbi bazë të modelit, duke harruar që ato mund të jenë një shkak për problemet e mëvonshme. Gjithashtu i kushtojmë shumë pak kohë, në mos aspak kujdesit të tyre, duke harruar faktin që këmbët, përveçse janë një pjesë e rëndësishme e trupit dhe që mund të jenë shumë joshëse, mund të jenë edhe një burim qetësimi edhe për pjesën tjetër të trupit.

Çfarë tipi këmbe keni?

Këmbë greke: gishti i madh është më i shkurtër se gishti i dytë.

Këmbë egjiptiane: gishti i madh është më i gjatë se gishti i dytë.

Këmbë kuadrate: shputa e këmbës ka një profil katërkëndor.

Këmbë e gjerë: në këtë rast shputa e këmbës ka formën karakteristike të këmbës së patës.

Këmbë e zgjatur: në këtë rast shputa ka një formë konike, thembra e ngushtë dhe që nis të zgjerohet te pjesa e gishtave.

Pedikyri perfekt

Pedikyri është një nga elementët e rëndësishëm për të pasur këmbë të bukura dhe të hijshme. Ndërkohë jo gjithmonë është e nevojshme që të drejtohemi te pedikyristi, atë mund ta realizojmë edhe në ambientet e shtëpisë. Por cilat janë rregullat që duhet të ndjekim për ta realizuar atë, pa pasur nevojën e një specialisti?

1. Zhytini këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, duke shtuar një grusht niseshte.

2. Pas disa minutash mund të vazhdoni me prerjen e thonjve, duke u kujdesur të mos i prisni deri në rrëzë të mishit.

3. Përdorni një gur apo limë për të hequr kallot e mundshme që mund të jenë formuar në shputën e këmbës.

4. Për të eliminuar kallot më të vogla përdorni një krem zbutës.

5. Masazhoni me kujdes këmbët me një krem hidratues.

6. Fillimisht duhet të aplikoni manikyrin mbrojtës, pa ngjyrë, nëse preferoni dhe më pas atë me ngjyrë

Si të eliminojmë kallot?

Kujdesi për këmbët nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë verës, kur veshim sandale apo këpucë të hapura, por gjatë të gjithë vitit. Kështu mos prisni verën për të pasur këmbë të bukura. Në fakt, kallot, fluskat, lezet dhe kërpudhat janë shenjat më të zakonshme të shëndetit të keq.

Ndryshe nga lezet dhe kërpudhat, kallot nuk kanë origjinë nga infeksionet virale, ato janë hiperkeratozë, apo thjeshtë janë trashje e lëkurës si pasojë e shtrëngimeve të tejzgjatuar apo presionit të madh mbi lëkurë. Kjo gjë, në zona të caktuara të këmbës mund të shkaktohen nga këpucët jo të përshtatshme, që bëjnë që këmba të mos qëndrojë si duhet. Megjithëse vështirë të evitohen, presioni mbi sipërfaqet e prekura, duhet të pakësohen sa më shumë të jetë e mundur dhe, megjithëse nuk mund të eliminohet menjëherë trashja e lëkurës, mund të rritet gjithnjë edhe më shumë, duke shtyrë qelizat më në thellësi, madje deri te indet nervore. Të shumta janë mënyrat dhe trajtimet për të eliminuar këtë shqetësim të bezdisshëm, megjithëse të gjitha mënyrat vetiake, si lima apo gërshërët, nuk këshillohen. Në raste kur kallot janë shumë të rënda, më e mira është t’i drejtoheni një specialisti, i aftë t’ju këshillojë trajtimin e duhur. Specialistët për t’u konsultuar janë pedikyristi dhe ortopedi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›