E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Proçedurë e re për pajisjen me pasaporta biometrike

Ministria e Brendshme ka nxjerrë një udhëzim të ri mbi "Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë", i cili parashikon një procedurë të re të pajisjes me pasaportë biometrike.
Sipas kësaj procedure "Shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit."
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›