E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas AEY-së vënë mend

Siç njoftohet nga New York Times, Pentagoni ndryshoi procedurat për tenderimet e armëve në Afganistan

UASHINGTON - Pentagoni ndryshon procedurat për tenderin e armëve drejt Afganistanit. Shkak për këtë mendohet të jenë bërë problemet që pati eksporti i municioneve nga Shqipëria drejt këtij vendi nëpërmjet firmës “AEY”. Artikulli i radhës në gazetën që zbuloi skandalin e trafikut të fishekëve, “New York Times”, bën të ditur se ushtria amerikane ka nisur rishikimin e procedurave që përdoreshin për furnizimin e forcave të sigurisë në Afganistan dhe në Irak me armë nga shtete të tjera, si pasojë e akuzave për mashtrime dhe dyshimeve për kompetencën e furnizuesit privat kryesor për municionet në Afganistan. Po sipas këtij artikulli, thuhet se “kompania “AEY Inc” me qendër në Florida, u pezullua muajin e kaluar, pasi hetuesit e akuzuan atë se kishte furnizuar forcat e sigurisë së Afganistanit me municione të vjetra kineze, ndërkohë që firma pretendonte se municionet ishin hungareze. Ushtria vendosi të rishikonte procedurat e kontratave, duke qenë se shumë zyrtarë të industrisë së armëve, bënë të ditur se shumë kohë përpara pezullimit të kompanisë “AEY”, ishte e qartë se ushtria kishte dështuar, duke qenë se nuk kishte marrë parasysh faktorët e rrezikut në të shkuarën e kësaj kompanie dhe aktivitetin e saj, duke u joshur nga oferta e ulët”. Sipas disa zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane, bëhet e ditur se problemet me kontratën u bënë sërish evidente këtë vit, kur presidenti i “AEY”-së u pa duke bërë pazar për të blerë municione të huaja, përfshirë këtu edhe raketahedhës në një prezantim armësh. Po sipas të njëjtëve zyrtarë, deklarohet se shuma e parave që ofronte për të blerë këto municione dhe armët ishte e vogël për të blerë municione të mira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›