E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Francës, Çekia konfirmon ratifikim të shpejtë të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

  Kryetari i Parlamentit të Çekisë, Vlcek, letër Topallit: Antarësimi juaj në NATO, do të kontribojë fuqishëm në sigurinë e Europës Juglindore.  

Çekia, vendi që do të marrë Presidencën e rradhës së BE në Janar 2009, konfirmon ratifikimin e shpejtë të Protokollit të NATO-s, për Shqipërinë dhe Kroacinë, duke shprehur bindjen se pranimi i të dy vendeve në NATO do të kontribojë fuqishëm në sigurinë e Europës Juglindore.

Pas Francës, vendi që ka aktualisht presidencën e BE-së, tashmë Çekia i është përgjigjur menjëherë pozitivisht letrës së përbashkët të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç.

Pas dërgimit të kësaj letre, drejtuar të gjithë parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, për përshpejtim të ratifikimit të Protokollit të NATO-s, vendet anëtare kanë nisur menjëherë të japin konfirmimin për ratifikim të këtyre protokolleve dhe njëkohësisht të shprehin mbëshetjen për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, në samitin e ardhshëm në prill 2009.

Në letrën e tij dërguar zonjës Topalli, Kryetari i Parlamentit të Çekisë, Miloslav Vlcek, shkruan:

Ju falenderoj për letrën e 10 Korrik 2008. Dëshiroj tJu përgëzoj për përfundimin e suksesshëm të Bisedimeve të Pranimit. Ne mirëpresim faktin që, Protokollet e Zgjerimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për Kroacinë dhe Shqipërinë janë nënshkruar.

Dëshiroj tJu siguroj edhe një herë se, unë dhe kolegët e mi në Republikën Çeke e mbështesim plotësisht dëshirën Tuaj për tu bashkuar me NATO-n në Pranverën e 2009-tës. Parlamenti i Republikës Çeke pritet të përfundojë procesin e ratifikimit në fund të këtij viti.

Ne i bashkohemi bindjes Suaj se, pranimi i të dy vendeve Tuaja në NATO do të kontribojë fuqishëm në sigurinë e Europës Juglindore dhe ky qëllim përputhet edhe me prioritetet e Republikës Çeke. Kjo na motivon ne ta përkrahim edhe në të ardhmen, pranimin në NATO të të gjithë vendeve europiane, me të cilat ndajmë vlera të përbashkëta dhe që janë të gatshme të kontribojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e kontinentit tonë.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›