Firma e ndërtimit lë pa drita Skelën
VLORE - Dëmtimi i një kablli elektrik nga punimet e një firme ndërtimi lë për 5 orë pa energji zonën e Skelës në Vlorë.
Këputja e kabllit nga një skrep që po hapte një gropë për ndërtimin e një pallati, i ndërpreu rrymën paraditen e djeshme rreth 600 familjeve, si edhe lokaleve, hoteleve dhe bizneseve të tjera në zonë. Pas konstatimit të faktit, KESH-i i Vlorës ka marrë masa për riparimin e defektit. Ndërsa bizneset kanë ndezur gjeneratorët duke zhurmuar gjithë zonën, e cila është një nga më të populluarat gjatë sezonit turistik. Ndërmarrja elektrike e ka zëvendësuar kabllin e dëmtuar dhe pas 5 orësh situata është kthyer në normalitet. Sipas drejtorit rajonal të KESH-it, Arqile Kume, ndaj firmës dëmtuese të kabllit është marrë masë ndëshkimi me gjobë si dhe shpenzimet e dëmit të shkaktuar. q.b