Sarandë, arsenal municionesh në bunker
SARANDE - Një sasi e konsiderueshme municioni është zbuluar pasditen e së martës nga policia e Sarandës.
Burimet policore bënë të ditur se municionet janë gjetur në një bunker midis fshatit Navaricë dhe Dermish, 100 metra larg rrugës nacionale. Në bunker u gjetën të braktisura 10 kuti me përmbajtje fishekë, granata, ndezës e fitil zjarrpërcjellës. Përmbajtja e gjashtë arkave të para ka qenë me fishekë të markës 7.62 mm, model ’56. Bashkë me to është gjetur edhe një arkë metalike me 300 ndezës, si dhe një tjetër druri me 80 copë fishekë automatiku e 3 granata defensive. Një arkë tjetër përmbante 35 kuti plastike me ndezës, 50 metra fitil zjarrpërcjellës dhe një pllakë tritoli. Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje, pas këqyrjes së provave ka nisur punën për zbulimin e autorëve të depozitimit të këtij arsenali municioni luftarak. sh.d