Rikthim në Europë

25/04/2005 Intervista / Flet historiani Jean Delumeau
“Ka zgjedhur emrin e Benediktit, i frymëzuar nga themeluesi i murgjëzimit perëndimor. Me këtë, ka dashur të afirmojë vazhdueshmërinë e Kishës Katolike
Shën Benedikti është edhe mbrojtësi i Europës. A jam goditur nga ky aspekt? «Absolutisht, absolutisht! Është një konotacion i tretë që sot është shumë i rëndësishëm të nënvizohet. Efektivisht, Joseph Ratzinger, i zgjedhur Papë, duket qysh nga fillimi se do të vazhdojë të punojë në bashkimin paqësor të Europës. Për këtë, personalisht, gëzohem shumë»
Profesor Delumeau, çfarë ju ka goditur më shumë në paraqitjen e Benediktit XVI-të?
«Mbi të gjitha, fakti që Papa i ri ka një fytyrë shumë të bukur. Një fytyrë që reflekton një spiritualizëm të madh edhe nëpërmjet ekraneve televizive. Personalisht, jam shumë i ndjeshëm ndaj gjithë kësaj dhe sigurisht, që është edhe një njeri me dhembshuri të madhe. Pastaj, besoj se është një person që nuk kërkon gjeste teatraliteti, përkundrazi, është i thjeshtë, i kujdesshëm dhe kokëulur. Kështu më është dukur».
Është edhe një teolog shumë i madh që ulet në Fronin e Pjetrit. Çfarë shpresash ushqeni përpara kësaj ngjarjeje?
«Në këtë moment, është akoma jashtëzakonisht e vështirë të shprehësh shpresa. Natyrisht, nuk dijmë se cilat do të jenë vendimet e ardhshme të Benediktit XVI-të. Është e qartë për të gjithë, se bëhet fjalë për një teolog dhe një intelektual të nivelit shumë të lartë. Në krye të Kishës Katolike, sot është një person që respektohet në të gjithë botën për diturinë e tij teologjike dhe cilësitë e tij. Ndërkohë, më duket se në punën e tij pas vitit 1968, Joseph Ratzinger, është prekur edhe nga ndjenja druatjeje ndaj disa evolucioneve të botës bashkëkohore. Lidhur me këtë, ka ndonjë që parashikon një afrim me teologjinë e përpunuar në Koncilin e Trentos dhe një shkëputje paralele nga Koncili Vatikani II-të».
Por roli i Ratzinger teolog në Koncilin Vatikani II-të nënvizohet gjatë këtyre orëve nga shumë vëzhgues…
«Sigurisht, sigurisht, por kjo ka ndodhur përpara vitit 1968, vit në të cilin është perceptuar një kthesë, të paktën në dukje, në qëndrimin e Papës së ri».
Thellësia teologjike e Benediktit XVI-të, vërehet, do të jetë një instrument i jashtëzakonshëm krahasimi me relativizmin antropologjik bashkëkohor. Cila është përshtypja juaj?
«Bëhet fjalë, më duket, pikërisht për pikëpamjen e kujt ka mbështetur me forcë kandidaturën e Kardinalit Ratzinger. Përkrah, ekziston edhe opinioni i ndryshëm i kujt parashikon një rrezik në pozicione të caktuara radikale përballë evolucionit të botës bashkëkohore. Ekziston një farë shqetësimi lidhur me këtë. Shpresoj se do të venitet me shpejtësi dhe se do të imponohet në sytë e të gjithëve si një “Ratzinger i tretë”. Megjithëse, më parë shumë i afërt me Gjon Palin II-të, Joseph Ratzinger, deri më tani nuk ka qenë në linjën më të parë. Tani është. Jam i sigurtë se Benedikti XVI-të do ngulisë ndjenjën e përgjegjësisë së tij mbi evolucionin e Kishës Katolike gjatë viteve të ardhshme».
Benedikti XVI-të duke në vazhdueshmëri të plotë respektivisht pontifikatit të Gjon Palit II-të. E pranoni këtë gjykim?
«Padyshim. Por vazhdueshmëria, respektivisht Gjon Palit II-të, është manifestuar deri më tani sidomos nën shenjën e traditës. Për të ardhmen, nuk është e mundur të formulohen gjykime për momentin».
Konklavi i fundit ka qenë më i shpejtë si i mëparshmi, duke krijuar kështu përshtypjen e një kompaktësie të madhe. Çfarë mendoni?
«Pothuajse totaliteti i zgjedhësve të Benediktit XVI-të, janë bërë kardinalë nga Gjon Pali II-të. Ka qenë kështu, në mënyrë pothuajse natyrale, një zgjedhje vazhdueshmërie respektivisht pozicioneve të Papës Wojtyla».
Benedikti XVI-të, duket se përmbledh edhe trashëgiminë e dy Etërve të Shenjtë të shekullit të kaluar: Palit VI-të, që bëri Joseph Ratzinger Kardinal, dhe Benediktit XV-të, për shkak të emrit. E pranoni këtë përshtypje?
«E pyes shumë veten lidhur me zgjedhjen e emrit “Benedikt”. Në rrethana jashtëzakonisht të vështira, Benedikti XV-të dëshiroi të ishte një Papë paqeje. Zgjedhja e Papës Ratzinger, mund t’i referohet pikërisht këtij aksioni paqeje, që, nga ana tjetër, në periudhën u kuptua shumë keq. Ndërkohë, referimi shkon natyrshëm edhe me atë të themeluesit të murgjërizmit perëndimor që qe Shën Benedikti. Besoj se Papa Ratzinger ka dashur të afirmojë kështu vazhdueshmërinë e Kishës Katolike në periudhë afatgjatë. Kjo mund të zbulohet, sipas meje, akoma më e fortë se vazhdueshmëria me Palin VI-të dhe Gjon Palin II-të».
Shën Benedikti është edhe mbrojtësi i Europës. Jeni i goditur nga ky aspekt?
«Absolutisht, absolutisht! Është një konotacion i tretë që sot është shumë i rëndësishëm të nënvizohet. Efektivisht, Joseph Ratzinger, i zgjedhur Papë, duket qysh nga fillimi se do të vazhdojë të punojë në bashkimin paqësor të Europës. Për këtë, personalisht, gëzohem shumë».
Ky aspekt duket i forcuar nga fakti që Papa Ratzinger vjen nga ajo Bavari që është zemra gjeografike e Europës…
«Po, po. Për këtë më duket se nuk mund të ketë dyshime. Ka pasur një konotacion të fortë europian në zgjedhjen e Papës së ri».
Gjermania është edhe “kufiri” historik midis katolicizmit dhe protestanizmit. Prejardhja gjermane e Benediktit XVI-të mund të ndihmojë në dialogun me Reformën?
«E dëshiroj, natyrisht, por duhet edhe të thuhet se aksioni i kohëve të fundit i Joseph Ratzinger, nuk u është dukur shumë vetëve se po shkon akoma në këtë drejtim. Lidhur me këtë, reagimet në Gjermaninë jo katolike më janë dukur deri më tani të matura. Në përgjithësi, në cilësinë e tij si Prefekt i Kongregacionit të Fesë, Ratzinger nganjëherë ka ngjallur reagime të ngrohta në kuadrin e marrëdhënieve ekumenike, por mesazhi i Benediktit XVI-të mund të largohet shpejt nga pozicione të interpretuara deri më tani në mënyrë kontradiktore».
“Eshtë shërbëtor i shërbëtorëve”
«Është një shërbëtor, shërbëtori i shërbëtorëve, jam krejtësisht i bindur. Nuk do të jetë një Papë që do të dojë të glorifikohet. Sigurisht që ka ndërmend t'i përballojë në thellësi problemet». Fjalët e para të Benediktit XVI-të përpara besimtarëve, kanë ngjallur këtë përshtypje tek Jean Delumeau, një prej historianëve më të mëdhenj të Kishës. Për intelektualin francez, Papa i përkufizuar «punëtor i nënshtruar i në vreshtën e Zotit» do të thirret qysh nga fillimi të përballet me çështjet e mëdha të hapura. Sipas historianit, në mënyrë të veçantë një: «Kisha katolike ka funksionuar gjatë shekujve të fundit në mënyrë shumë të centralizuar. Tani, sipas mendimit tim, do të ketë një evolucion vetëm nëpërmjet një decentralizimi autentik dhe hapjes së hapësirave të koncertimit me kishat lokale dhe besimtarët. Në të ardhmen, shumë do të varet nga qëndrimi i Papës Ratzinger lidhur me këtë pikë».