Pas Italisë, tërmeti godet Durrësin
Qarku i Durrësit lëkundet nga tërmeti, frika mbërrin në brigjet e Adriatikut Lindor. Kur ende komentojmë dhe vuajmë pasojat e tërmetit në vendin fqinj, një tërmet, me një magnitudë ende të papërcaktuar qartë nga sizmologët, ka goditur Qarkun e Durrësit duke u ndjerë kryesisht në zonat rurale të Durrësit e Krujës. Shumë banorë të Durrësit e kanë përjetuar me frikë këtë tërmet duke e konsideruar si një trokitje paralajmëruese në derë, ndërkohë që dihet se Durrësi është një zonë me aktivitet të theksuar sizmik që në lashtësi e deri në ditët tona. Kryetari i Këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha, tha për gazetën se është lidhur menjëherë me disa nga drejtuesit e njësive vendore nga të cilët mësohet se nuk ka pasur dëme materiale. Tërmeti i rënë dje pasdite, rreth orës 15:50, është regjistruar në zonën veri-verilindore të qytetit bregdetar, duke nisur nga Bishti i Pallës dhe Gjiri i Lalzit në drejtim të thellësisë tokësore. Në Komunën e Bubqit të Rrethit të Krujës, kryetari i saj, Sokol Kollaku, raportoi se tërmeti është ndjerë dhe shumë banorë kanë nxituar të dalin jashtë banesave, por nuk ka pasur dëme materiale. Edhe në zonën e Ishmit, përfshirë Gjirin e Lalzit është ndjerë tërmeti, por deri në mbrëmje vonë nuk ka pasur raportime për dëmtime materiale. Lëkundjet nuk kanë qenë të forta, por ato kanë shkaktuar frikë masive te banorët, të cilët kanë nisur të mendojnë për rëndësinë e masave antisizmike të cilat lënë shumë për të dëshiruar, veçanërisht në ndërtimet e reja. Durrësi njihet që në lashtësi si zonë sizmike e goditur shpesh nga tërmete të fuqishme, gjë që provohet deri në ditët tona nga ekzistenca e qytetit të lashtë nën Durrësin e sotëm.
Kjo lëkundje sizmike është regjistruar dhe raportuar menjëherë edhe nga Instituti Shqiptar i Sizmologjisë.
Sipas sizmologëve, "kjo lëkundje sizmike me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar nga aparaturat e tyre ekzaktësisht dje në orën 15:50. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 10 kilometra në veri të qytetit bregdetar të Durrësit, e pikërisht në zonën e Bishtit të Pallës. Banorët e kanë ndjerë këtë lëkundje sizmike, por fatmirësisht nuk janë raportuar dëme materiale". Ata kanë sqaruar më tej se ky ka qenë një tërmet detar.
Zona e bregdetit shqiptar konsiderohet nga sizmologët si një territor i paqëndrueshëm dhe që goditet shpesh nga lëkundjet sizmike. Sizmologët bëjnë të ditur se vendi ynë përfshihet në territoret me aktivitet të theksuar sizmik dhe veçanërisht Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Qarku i Korçës renditen ndër zonat me rrezikshmëri më të lartë për tërmete.
Gjithashtu mes territoreve të ndjeshme konsiderohen edhe zonat malore. Por ndërsa për situatën e shtresave nëntokësore studimet në vendin tonë nuk mungojnë, problematike mbeten ndërtimet e reja, të cilat nuk i respektojnë normat urbanistike, si dhe lejet sizmike.
Gjendja e fundit tragjike e shkaktuar në Italinë Qendrore si pasojë e lëkundjeve sizmike të forta, ku më i fuqishmi regjistroi një magnitudë prej 5.8 ballësh dhe u shoqërua me një bilanc tragjik viktimash dhe shkatërrimesh, ka ndezur dritën e alarmit edhe në vendin tonë. Specialistët e sizmologjisë, por edhe ata të gjeodezisë, kanë ringritur shqetësimin për mungesën e vëmendjes që ekziston ndaj kësaj shkence. Të vetmit që "mbajnë frymën" lidhur me rrezikun që i kanoset një popullsie nga dridhjet e tokës duket se janë sizmologët dhe specialistët e gjeodezisë.