Kryqi i Kuq shqiptar, 5000 dollarë për të dëmtuarit nga tërmeti në Itali
Kryqi i Kuq Shqiptar solidarizohet me Kryqin e Kuq Italian dhe dhuron 5000 USD për viktimat e tërmetit në Akuila.
Përfaqësuesit zyrtarë të Kryqit të Kuq Shqiptar, duke komunikuar këtë nismë, deklaruan dje se mësuan me hidhërim të thellë, për viktimat dhe dëmet që tërmeti i datës 6 prill 2009, shkaktoi në vendin fqinj Itali.
Me këtë rast, nëpërmjet një letre që presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar prof. dr. Shyqyri Subashi i dërgoi Komisarit të Jashtëzakonshëm të Kryqit të Kuq Italian, Tomasso Della Longa, ai i shprehu solidaritetin dhe mbështetjen për përpjekjet që vullnetarët dhe stafi i shoqatës simotër, po bëjnë për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar dhe për të zbutur pasojat e tmerrshme të tërmetit.
Dr. Shyqyri Subashi sqaroi se pesëmijë dollarë iu dhuruan nga ana e Kryqit të Kuq Shqiptar, Kryqit të Kuq Italian për të kontribuar sadopak në përpjekjet për rikthimin e normalitetit në jetën e qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi në Akuila dhe rrethinat e saj.