E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi i vendit kandidat për në BE, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu konfirmon gatishmërinë e ekzekutivit

Qeveria “Berisha”, e gatshme të mirëpresë pyetësorin e BE - brenda vitit do merret statusi i vendit kandidat”

Në kushtet kur Brukseli zyrtar pritet të janë miratimin për statusin kandidat të Shqipërisë, qeveria është e gatshme të mirëpresë pyetësorin e Bashkimit Evropian, brenda çdo momenti kohor. Nisur nga kjo, ministrja e Integrimit dhe njëherazi zëdhënësja e qeverisë Mjalinda Bregu, u shpreh dje se qeveria pritet të fillojë përgatitjen e procedurave opër hartimin e pyetësorit që duhet të plotësojë ekzekutivi shqiptar, për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

“Ne jemi absolutisht, krejtësisht të gatshëm që të mirëpresim pyetësorin e Bashkimit Evropian, të Komisionit Evropian, pra mendimin nga Këshilli që do t’i kërkojë Komisionit përgatitjen e pyetësorit në çfarëdolloj momenti që të vijë. Ne besojmë që ky moment të jetë sa më i shpejtë dhe të jetë një datë jo shumë e largët, pavarësisht të gjitha diskutimeve dhe duke vlerësuar vendimmarrjen e shteteve anëtare në Këshill dhe në Komisionin Evropian. Ne presim që Këshilli t’i kërkoj Komisionit Evropian brenda presidencës suedeze”, u shpreh ministrja Bregu.

Sipas ministres së Integrimit qeveria shqiptare prej një viti po trajnon administratën e saj e cila do të duhet të japë përgjigje pyetësorit të BE-së, për të marrë statusin e vendit kandidat.

“Me tërheqjen e pyetësorit, qeveria shqiptare do të kërkojë vetëm katër muaj kohë për plotësimin e saj dhe më pas topi kalon sërish në fushën e Brukselit dhe pas vlerësimit të përgjigjeve, mbetet vetëm vendimi politik që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, u shpreh ministrja Bregu.

Por përveç aspekteve teknike, Brukseli është i ndjeshëm edhe ndaj situatës politike ne vend, prandaj, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, i bëri edhe njëherë thirrje opozitës që të rikthehet në parlament.

“Mospjesëmarrja e opozitës në parlament është përgjegjësi historike, për aq sa është përgjegjësi historike për këtë qeveri dhe për këtë mazhorancë që të drejtojë dhe përshpejtojë reformat për procesin integrues të Shqipërisë në BE. T’ju japim mundësi qytetarëve shqiptarë që të shkurtojnë me orë dhe me minuta procesin e liberalizimit të vizave për ta, po kaq është përgjegjësi e opozitës mospjesëmarrja e saj në parlament”, tha Bregu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›