Kryesia e PD-së cakton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit
Kryesia e Partisë Demokratike ka përzgjedhur dje kandidaturat e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit, në tre bashki dhe 2 komuna në vend. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli u shpreh dje se, “Pas diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së vogël në PD, të drejtuar nga Kryeministri dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është vendosur për 5 kandidaturat më të përshtatshme për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit”.
Gjithashtu ajo tha se “për njësinë nr. 10 në Tiranë kandidat është Blendi Fuga, komunën Fierzë në Pukë, Gjelosh Pepkolaj, Komunën Olltak në Berat Muharrem Hoxha, bashkinë Klos në Mat, Ramazan Mjeshtri dhe bashkinë Fushë-Arrëz, Alfred Qafa”.
Këto kandidatura u përcollën dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrim, duke qenë se ishte edhe afati i fundit i paracaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e kandidatëve të forcave elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit zhvillohen në 5 njësi vendore pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ku krerët e këtyre njësive vendore fituan mandatin e deputetit.
...