E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Tahiri, “partizani” tokësor i Edi Ramës caktohet të shpërndajë “traktet” në Kushtetuese

Për kufinjtë detarë, ylberistët e Edvinit që s’dinë as not, i drejtohen kushtetueses me argumente e dokumente false

Një nga përfaqësuesit e klikës më serviliste të Edi Ramës në Partinë Socialiste, deputeti Sajmir Tahiri, ka shpërndarë dje në Gjykatën Kushtetuese, “traktet” e Edvinit, Ruçit, Dades me firmën e Avokat Ngjelës, për çështjen e kufirit më Greqinë.

Në përpjekje për të përshkallëzuar situatën politike dhe nga fobizimi i tejskajshëm në kushtet kur Shqipëria ndodhet në pranë të sfidave madhore të integrimit, Edvini dhe shpura e tij famëkeqe, instalojnë bllokadën politike dhe ndezin ekstremizmin në vend, për të cenuar aspiratën mbarë kombëtare të shqiptarëve dhe ndjenjën e fqinjësisë së mirë.

Të mbështetur nga disa qarqe aparteide, nëpërmjet kamuflimit të linjave antishqiptare, masoni i pasuruar, Edvin Rama, u mvishet snobizmave “hoxhiste”, për ndrydhjen e Shqipërisë nën bunkerizmin e politikës së tij false, e ngjashme me atë të atit të tij shpirtëror. Duke i dhënë shkas një interesi të përgjithshëm të tij dhe “mëkatarëve” të tjerë në PS, Edvini dhe shpura masonike, janë duke vënë në rrezik të ardhmen evropiane të vendit dhe stabilitetin e shtetit ligjor.

Pikërisht dje, si pa të keq dhe njëherazi pa kurrfarë ndjenje përgjegjësie për çka po gatuajnë, Sajmir Tahiri, u bë “kamerdarja” e Edvinit, duke përcjellë në Kushtetuese një ankimim të pakuptimtë dhe të shumë kritikuar nga qarqet politike në vend.

Partia Socialiste, e cila prej më shumë se një muaji, ka bojkotuar zhvillimet politike në vend, duke i lënë aspiratat integruese të Shqipërisë në mëshirë të fatit, tregon një papërgjegjshmëri morale të theksuar, porsa kohë tashmë është faktuar si një forcë politike e pabesë, nuk mund të kujdeset për interesat territoriale të shqiptarëve. Interesa territoriale, të iniciuara nga një marrëveshje e suksesshme me vendin fqinj, Greqinë, e bazuar tërësisht në ligjet shqiptare dhe ato të konventës ndërkombëtare. Mirëpo, përveç ligjëratës ditore dhe kërcënimeve për protesta para institucioneve përgjegjëse të kësaj marrëveshjeje, Edvini dhe shpura “hoxhiste”, nuk marrin mundimin të ngjisin shkallët e këtyre institucioneve, për të marrë dokumentacionin e nevojshëm.

E dukshme se, gjithçka që është trumbetuar ditët e fundit, është thjesht një sajim i rëndomtë, për hir të interesave të ngushta personale të Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Arta Dades, apo edhe të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë si, Dash Peza, Erjon Veliaj dhe Sajmir Tahiri.

Kjo forcë politike që, nuk mund të përfaqësojë kurrsesi interesat e shqiptarëve, porsa kohë nuk i përfaqëson politikisht ata, në parlament. Ilegjitimiteti i PS, është një fakt i kryer, edhe iniciativat e saj të pabaza si kjo në kushtetuese, është po ashtu ilegjitime.        

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›