Pas “Oscar”-it, aktores Uinslet i ofrohet “Playboy”
Keit Uinslet nuk pati kohë mjaftueshëm të sqaronte se nuk dëshiron të zhvishet më për një film..., megjithatë dikush do që ajo të zhvishet për një revistë. E çfarë reviste! Hug Grent, padroni i revistës për meshkuj “Playboy”, i ka ofruar fitueses të çmimit “Oscar”, Uinslet, të jetë protagoniste e faqeve kryesore të revistës, ashtu siç kanë bërë më herët koleget e saj, Merlin Monro dhe Sheron Stoun. Ai bëri të ditur se pret sa më shpejt një përgjigje. Për Hefner kjo do të ishte një lëvizje mjaft e rëndësishme. Edhe pse Uinslet asnjëherë nuk është konsideruar aq e bukur sa koleget e saj të suksesshme, kjo ofertë vjen në një moment mjaft të rëndësishëm të jetës së saj. Këtë e tregon edhe një sondazh për “Aktoren më të mirë nudo”. Keit u radhit në vendin e pestë, duke lënë pas aktoren Ana Faris me filmin “The House Bunny”. Nudoja më e bukur u vlerësua ajo e Anzhelina Zholi dhe më pas Skarlet Johanson, Penelop Kruz dhe Marisa Tomei. Megjithatë, Keit ka treguar kohët e fundit në revistën “Vanity Fair” se mund të jetë shumë sensuale dhe të shprehë maksimumin e femërores. E të mendosh që magjisë së revistës “Playboy” nuk mund t’i rezistosh aq lehtë. “Ky është një treg shumë konkurrues”, - është shprehur Hefner. “Shumë më tepër se ç’ka qenë më parë. Për faqet tona ajo do të ishte një shtysë më tepër”.
Milei Sirus: “Dëshiroj të më adoptojë Anzhelina”
E vogël për të qenë e famshme dhe e rritur për t’u adoptuar nga dikush, aktorja dhe këngëtarja Milei Sirus ka shprehur dëshirën të adoptohet nga bukuroshja hollivudjane, Anzhelina Zholi. 17-vjeçarja është një adhuruese e madhe e Anzhelinës dhe pasi ka adoptuar tre fëmijë, nuk do t’i kushtonte gjë të adoptonte edhe një tjetër, pak më të madhe në moshë. “Ajo është shumë e bukur. Do të kisha dashur të më adoptonte edhe mua! Kam dashur të takohem me Anzhelinën, por deri tani nuk kam arritur ta takoj”, - ka thënë për revistën “US Weekly”, ylli i serialit “Hannah Montana”. Sirus është shprehur e mërzitur se e kishte pritur prej kohësh momentin kur të takohej me idhullin e saj në ceremoninë e çmimeve “Oscar”, megjithatë takimi i shumëpritur nuk kishte ndodhur as këtë herë.
25 Shkurt 2009