Pas WikiLeaks vjen OpenLeaks
Portali i falshëm WikiLeaks duket se tashmë ka konkurrencë. Është ky portali i ri ‘ala’ WikiLeaks, që quhet OpenLeaks, iniciator i të cilit është gjermani, Daniel Domscheit-Berg, i cili dikur bashkëpunonte me Julian Assange.
Emri i Daniel Domscheit-Berg, që tashmë është prezent me qindra lajme që mund të gjenden në internet, është një ekspert që u nda nga web-faqja WikiLeaks, e Jualian Assange, dhe themeloi një portal të ngjashëm paralele, me emrin OpenLeaks. Ai vetveten në fakt nuk e prezanton si ndonjë arsye spektakulare, megjithëse për shfaqjen e tij si meritor e përmend Assange.
“Bëhet këtu fjalë për një debat rreth asaj se çfarë guxon të mbahet e fshehtë. Ose, çfarë në fakt ndodhë prapa kulimave, kur të ngrihet perdja? WikiLeaks e ka sjellë këtë diskutim në dhomën e ditës të gjithë botës. Sot për këtë gjë flasin edhe njerëzit që për këto gjëra kurrë nuk ishin të interesuar. Edhe ata tashmë janë përballur me informacione të tilla”, i tha Daniel Domscheit-Berg radios gjermane Deutsche Welle.
Ajo që qartazi i pengoi Domscheit-Berg është pozita monopoliste e WikiLeaks. Kështu që me themelimin e platformës së tij personale ai dëshiron që në skenë të fus më shumë kualitet dhe kuantitet njëkohësisht, por pa hequr dorë nga ideja fillestare.
“Mendoj se është e drejtë që të publikohet më shumë, e të filtrohet sa më pak. Megjithëse, kurdo që të jenë në pyetje informacione të ndjeshme, duhet të mendohet mirë. Sipas mendimit tim, shumë më mirë është që në këtë proces të marrin pjesë më shumë njerëz me përvojë”, theksoi Domscheit-Berg.
Brenda këtyre fjalëve fshihet edhe një kritikë ndaj themeluesit të WikiLeaks, Assange, informacionet e të cilit dolën në opinion falë marrëveshjeve me mediat me ndikim, si The New York Times, Der Spiegel, ose Le Monde.
Për portalin e tij Domscheit-Berg synon një model tjetër: njerëzit që dëshirojnë të publikojnë informata të ndjeshme, do të duhej të vendosnin vetë se kush do ta merrte përsipër atë detyrë. E këtu do të mund të merreshin në konsideratë mediat klasike, apo edhe organizatat joqeveritare.
“Pra, GreanPeace, FoodWatch, dhe të gjithë që, për shembull, tentojnë ta kontrollojnë industrinë në mënyrë të pavarur. Një nevojë e tillë sigurisht që ekziston edhe në mesin e sindikatave. Po mundohemi që përmes projektit të sotëm të krijojmë një bazë për hapjen e sa më shumë portaleve të tilla në të ardhmen”, theksoi Domscheit-Berg.
Ndryshe, gjasat e OpenLeaks në skenën virtuale ekspertët i vlerësojnë
Në mënyra të ndryshme. Skeptikët konsiderojnë se Dorscheit-Berg nuk e ka paraparë se informacionet gjithnjë do të jenë një mall për të cilin mund të gjendet blerësi. Si rrjedhojë, ata mendojnë se informacionet në fund do t’i marrin ata që do të paguajnë më shumë.