E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset dhe i grabiten 500 euro, 34-vjecarit

Dy persona sulmuan me thika dhe grabiten dhunshem nje 34-vjecar ne rrugen kryesore te qytezes se Maliqit, duke i marre 500 euro. Policia ka mundur te arrestoje dy autoret e dyshuar, N. Zhupani dhe A. Shehu, te dy nga qyteti i Maliqit. Burime policore bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:30 te se martes, kur dy te rinjte i kane zene rrugen B. Agollit dhe gjate rezistences se tij e kane goditur disa here me thike, para se t'i merrnin edhe valuten. Policia tha se Zhupani eshte 21 vjec dhe Shehu, 18 vjec, te paproceduar me pare penalisht. I demtuari ka deshmuar se pervec 500 eurove i eshte marre dhe celulari, ndersa u dergua ne spitalin e Korces per mjekim, ku dhe gjendet jashte rrezikut per jeten. Ndaj te dyshuarve eshte ngritur akuza e "vjedhjes me dhune ne bashkepunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›