E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident në Mitrovicë, plagosen kater police



Ashtu sikurse është paralajmëruar kohë më parë, incidentet kanë vazhduar në veri të Kosovës edhe gjatë ditëve të fundit. Kështu persona të armatosur kanë sulmuar një njësi patrulluese policore në Zubin Potok ku kanë mbetur të plagosur lehtë 4 policë të njësisë së trafikut rajonal. Mendohet se të dyshuarit kanë qenë në gjendje të dehur. Policët rajonale po ndihmonin transferimin e dy autobusëve me fëmijë serbë nga një zonë në tjetrën. Të dyshuarit të cilët në vendin e ngjarjes kishin arritur me një automjet të tipit “Opel Kadet”, me derën e automjetit goditën njërin nga policët e njësisë së trafikut rajonal. Në ndihmë të policëve të njësisë së trafikut rajonal u kanë ardhur policët patrullues të stacionit Zubinpotok. Katër policë të stacionit Zubin Potok, kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve të grushteve nga ana e të dyshuarve. Në kohën kur zyrtarët e policisë u detyruan që të përdornin forcën për t’u vetëmbrojtur, të dyshuarit ikën në drejtim të panjohur. Policët e lënduar u dërguan në spitalin Zubin Potokut për marrjen e ndihmës së parë. Policia ende nuk ka arritur që të kontaktojë të dyshuarit e përfshirë në këtë rast edhe pse identiteti i tyre është i njohur për policinë. Ngjarja tjetër ka ndodhur në komunën e Shtrepcës ku disa serbë kanë hyrë me forcë në zyrën e kësaj komune për të rikthyer me forcë një serb që ishte pushuar nga puna. Menjëherë pas këtij këtij akti, punonjësit shqiptarë kanë njoftuar organet policore. Sipas tyre, arsyeja e hyrjes me dhunë e serbëve në godinën e Komunës së Shterpcës ishte rikthimi me forcë i një qytetari serb në vendin e tij të punës. Policia ka marrë në pyetje dy persona, ndërsa ka filluar hetimet për rastin. Momentalisht, zyra është mbyllur deri në një vendim të Gjykatës Komunale të Ferizajt për rihapjen e saj. Sipas policisë së Kosovës, situata në qytetin e Shtërpcës paraqitet të jetë e qetë.
Strukturat paralele serbe në Kosovë fajësohen për incidentet e

2 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›