Shehu: Procesi i bashkimit me PD, ne janar
Procesi i shkrirjes se Partise Demokrate te Re te Genc Pollos me Partine Demokratike po vijon me intensitet dhe pritet qe te perfundoje ne fund te janarit te vitit te ardhshem. Nje fakt te tille e ka pohuar numri dy i PDR-se, Tritan Shehu, teksa ka deklaruar se nje proces i tille i bashkimit te dy partive, bashkim i natyrshem ky, eshte pritur mire nga baza e PD tashme. "Procesi i bashkimit te dy partive po vijon me nje intensitet te pershpejtuar, per shkak dhe te afrimit te zgjedhjeve parlamentare te vitit te ardhshem. Dhe nje proces i tille po realizohet paralel me zgjedhjet e reja brenda PD, proces qe pritet te perfundoje ne fund te janarit te vitit te ardhshem. Deri atehere do te kete perfunduar dhe zgjedhja e strukturave dhe unifikimi, sipas marreveshjes se bashkimit dhe te gjitha strukturave te te dy partive ne nje te vetme", ka qene deklarata e djeshme e Shehut. I cili po kthehej nga nje perurim i kishes se Shen Kollit ne Shkoder. Ai ka pohuar faktin se nje bashkim i tille eshte shume i domosdoshem, perderisa tashme te dyja partite nuk kane asnje debat apo diference mes tyre, porsa i perket qendrimit politik dhe logjikes partiake te qendres se djathte. Duke qene se kane te njejtin program politike, por dhe te njejten qasje ndaj elektoratit te djathte dhe menyres se qeverisjes se vendit, bashkimi i te dy partive pritet te sjelle nje fuqizimin te se djathtes ne vend. Nderkohe qe bashkimi ka nisur te funksionoje, pasi tashme dhe jeta parlamentare behet ne te njejtin grup parlamentar, ate te PD-se.