"Kali i Tronjes", gjykata cakton masen "arrest me burg" per nente te pandehurit
BERAT- Tentuan te trafikonin 190 grame heroine, Gjykata e Beratit le ne burg nente te pandehurit e operacion "Kali i Tronjes". Nente te akuzuarit jane: Rael Dardha, 29 vjec, Markel Gjika, 21 vjec, Avenir Kuqali, 31 vjec, Skerdian Xhufi, 26 vjec, Dhimiter Boce, 36 vjec, Erion Karadaku, 33 vjec, te gjashte banoreve te qytetit te Beratiti, si dhe tre vlonjatet Ridvan Kote, 36 vjec, Olsi Dautaj, 26 vjec, dhe Olsi Metolla, 25 vjec. Perpara gjykatesit Eriol Roshi, te pandehurit nuk kane pranuar te japin shpjegime. Mbrojtesit e tyre kane kerkuar caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e kerkuar nga perfaqesuesi i akuzes. Ndersa prokurori Erion Braho i ka kerkuar gjykatesit te gatshem, cilesimin e ligjshem te arrestimit dhe vendosjen e mases se sigurise me " burg pa afat". Sipas perfaqesuesit te akuzes ndaj nente te akuzuarve rendojne nje sere provash dhe faktesh per perfshirjen e nje trafikimi droge ne bashkepunim. Prokurori i ka bere me dije gjykates se te pandehurit, jane kapur ne flagrance teksa kane tentuar qe te shisnin drogen e radhes. Akuza ka shtuar se ndaj tyre ka edhe pergjime. Gjykata pasi ka degjuar te dyja palet vendosi te caktoje masen e sigurise "arrest me burg". Nga hetimet dy mujore ka rezultuar se te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer shitje te lendeve narkotike, duke e perqendruar aktivitetin e tyre ne qytetet Berat dhe Vlore. Nente te pandehurit rane ne pranga tre dite me pare. Mbi ta rendon akuza e "trafikimit te lendeve narkotike", e kryer ne bashkepunim.
Arrestimi
Nente persona u arrestuan mbremjen e tre diteve me pare ne hyrje te qytetit te Beratit, ndersa ishin duke u konfliktuar per pazarin e nje sasie droge. Ne momentin e arrestimit atyre iu sektuestrua nje sasi prej 190 grame heroine, 13 telefona celulare, dy mjete dhe nje sasi te hollash.
Arrestimi
Nente persona u arrestuan mbremjen e tre diteve me pare ne hyrje te qytetit te Beratit, ndersa ishin duke u konfliktuar per pazarin e nje sasie droge. Ne momentin e arrestimit atyre iu sektuestrua nje sasi prej 190 grame heroine, 13 telefona celulare, dy mjete dhe nje sasi te hollash.