Akuza shtetit për përfshirje në atentat. Vlora me një ambulancë
Pas atentatit ne qendër te Vlorës, ish-kryetari i gjykatës Sazan Aliko hedh hije dyshime për përfshirjen e vete shtetit ne vrasjen e gjyqtarit. Ne një interviste për Vizion Plus, Sazan Aliko nuk duket aspak optimist për zbardhje te ngjarjes apo kapjen e autoreve.
Edhe ish-prokurori vlonjat Vullnet Hyseni duke kujtuar rastin e vajzës se tij, e cila u masakrua 12 vjet me pare ne qytetin Studenti tregon se shume ngjarje te tilla kane mbetur pa autore. Natyrisht me te irrituar janë te afërmit e gjyqtarit te masakruar ne atentatin e se premtes. Ata i bëjnë thirrje shtetit dhe drejtësisë për zbardhjen e krimit makaber. Qyteti i Vlorës duket se ka humbur qetësinë dhe sigurinë. 24 ore pas vrasjes se gjykatësit Skerdilajd Konomi ne qendër te Vlorës kane mbetur gjurmët e atentatit. Edhe pse ne segmentin kryesor qarkullimi iu rikthye normalitetit, duken shenjat e makinës se shpërthyer dhe shiritat e policisë te mbetur ne vendin e ngjarjes. Ndërkohë, makina e gjykatësit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi është dërguar ne ambientet e policisë se Vlorës aty ku do ti nënshtrohet një ekspertize te hollësishme.
Ndërkohë, qyteti i Vlorës ka një ambulance te vetme dhe kjo është arsyeja pse trupi i gjyqtarit Skerdilajd Konomi u transportua pas shpërthimit ne bagazhin e makinës se policisë.
Drejtori i spitalit te Vlorës sqaron se ambulanca ka qene ne një urgjence tjetër larg nga rruga e Skelës ku ndodhi shpërthimi dhe i janë dashur disa minuta deri sa te arrinte ne vendngjarje. Megjithatë duket se edhe lajmërimi i urgjencës nuk është bere qe ne momentet e para kur janë thirrur zjarrfikësit, një tjetër shkak ky për vonesën e saj. Vlora nuk është qyteti i vetëm ku urgjencat mbulohen vetëm nga një ambulance. Edhe me pare drejtuesit e spitaleve te rretheve janë ankuar për pamundësinë e përballimit te urgjencave qe ndodhin ne skaje te largëta te qytetit.
VIZION PLUS