Gati tenderat për dhënien me koncesion të hidrocentraleve
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Ekonomisë bën me dije se së shpejti do të nisë organizimi i tenderave për dhënien me koncesion të dhjetëra hidrocentraleve lokalë, që do të bëjnë të mundur shtimin e prodhimit të energjisë elektrike. Mes këtyre HEC-ve, që jane miratuar për t u ndërtuar me koncesion, përfshihen pesë hidrocentralet e reja si, "Suha 1”, “Rrapun 3”, “Llanga 1”, “”Sotirë 1”, “Sotirë 2", për të cilët janë bërë të gjitha aplikimet nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila është dhe Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të formës "BOT" (Ndërtim, operim dhe transferim). Po ashtu, të njëjtat burime vënë në dukje se mes tenderave koncesionare që pritet të zhvillohen së shpejti janë edhe ato për HEC-n në përroin e Shtikës (Këlcyrë), në lumin Shushicë (Vlorë), në përroin Trebisht (Bulqizë), në rezervuarin e Thanës (Lushnjë), etj. Sipas METE-s, numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe të huaja për ndërtimin e HEC-ve vendore arrin në mbi 50 të tilla, me shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, të cilat janë miratuar edhe nga Qeveria.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009