Moti i keq bllokon rrugët
Gjatë gjithë ditës së martë, në verilindje të vendit ka pasur reshje shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në mbarë rajonin, kryesisht në qarkullimin rrugor, por edhe në bujqësi. Rrugët kombëtare Kukës-Tiranë, Kukës-Has etj. kanë pasur dëmtime në mjaft segmente, por qarkullimi nuk është penguar. Në Kalimash dhe Qafë-Shllak ka pasur bllokime të përkohshme nga shembjet e gurëve, por dy fadroma që qëndrojnë në gatishmëri kanë bërë të mundur hapjen e aksit dhe rifillimin lëvizjes së mjeteve. Por situata nuk është shumë pozitive në akset Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Dibër, që raportohen si të pakalueshme. Enti Rajonal i Rrugëve i ka përqendruar të gjitha mjetet në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë e në këtë kuadër edhe Kukësin. Aksi i Shishtavecit është dëmtuar në Topojan dhe në Shtrezë, ku kanë rënë në rrugë dhjetëra metra kub dhera dhe gurë. Reshjet kanë dëmtuar gjithashtu edhe rrugën Kukës-Peshkopi, që edhe më parë ka qenë në gjendje shumë të keqe. Prej kohësh, kjo distancë përshkohet jo nga rruga, e cila ndodhet në inventar të shtetit dhe për të cilën investohen qindra milionë lekë, por nga Bushtrica, një variant më i shkurtër ky dhe më i sigurt, edhe pse asnjëherë nuk është hapur ndonjë rrugë me projekt aty pari. Në fshatra të veçantë, reshjet kanë shkaktuar edhe dëme në bujqësi, ku sipërfaqe të konsiderueshme are janë rrënuar dhe është prishur sistemi i kanalizimeve.
Lumi Drin
Reshjet kanë rritur frikshëm nivelet në digat e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Shiu i dendur i ditëve të fundit ka bërë që niveli i ujërave në hidrocentralet që ndodhen mbi kaskadën e lumit Drin të pësojë një rritje të ndjeshme. Madje, në Fierzë, rritja e nivelit është vetëm 1,8 metra larg pikës kritike, ku lartësia e ujit ngjitet me 48 centimetra në ditë. Me këtë përllogaritje, brenda një jave, nëse vazhdon ky intensitet reshjesh, Fierza është e detyruar të hapë portat. Sipas të dhënave më të fundit për gjendjen e krijuar nga moti i keq, bëhet e ditur se në Fierzë, niveli i ujit në digë është 288.20 metra kur niveli maksimal i digës është 290 metra. Pra niveli i ujit është vetëm 1.8 metra larg pikës kritike ku diga rrezikon përmbytjen. Ndërkohë që niveli i ujit në Fierzë rritet me 48 centimetra në ditë, prurjet shënojnë 470 m³/sek. Në Koman, niveli i ujit në digë ka arritur 172.69 metra. Niveli maksimal i digës është 176 metra, pra mbeten vetëm 3.31 metra për t‘u arritur pika kritike e tij. Prurjet e ujit regjistrojnë 250 m³/sek dhe një rritje prej 26 centimetrash në ditë. Në Vaun e Dejës, niveli i ujit në digë ka arritur në 74.09 metra, kur niveli maksimal i digës është 76 metra. Pra, niveli ujit është vetëm 1.91 centimetra larg pikës kritike.
Gjendja e prodhimit të energjisë në vend është 13 milionë e 466 kw, ndërsa konsumi arrin në 20 milionë e 123 kw. Importi i energjisë është në nivelin e 6 milionë e 657 kw. Krahasuar me një muaj më parë si prodhimi, konsumi dhe importi i energjisë elektrike kanë pasur rritje.
Mësohet se hidrocentralet janë duke punuar me kapacitete të plota. Asnjë nga portat e hidrocentraleve që ndodhen në kaskadën e lumit Drin nuk është hapur për momentin, pasi, sipas ekspertëve, hapja e portave bëhet vetëm në rast se kërcënohet përmbytja e digës ose e thënë ndryshe nivelet në diga arrijnë në pikat maksimale. Ndërkohë Qarku i Shkodrës dhe Kukësit, në të cilën ndodhen këto hidrocentrale, po përjeton një furnizim 24 orë në ditë me energji elektrike. Në zonat e thella malore të Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe dhe në Kukës reshjet janë duke rënë në formë dëbore.