Shi dhe erë deri ditën e enjte
Ditët e shkuara me diellin që luante symbyllurazi nuk ndikuan në zbutjen e kohës. Vranësirat, reshjet, shirat e rrëmbyer dhe i ftohti do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të kësaj jave. Sinoptikanët kanë parashikuar që deri ditën e enjte do të kemi vranësirë të theksuar, shira dhe mbi të gjitha ulje të temperaturave me disa gradë Celsius. Gjatë këtyre ditëve do të kemi temperatura më të ulëta nga 2 deri në 3 gradë Celsius. Reshjet e shiut do të jenë përfshirëse pothuajse për të gjithë vendin, ndërkohë që rajoni ynë po ndikohet nga presioni i ulët atmosferik. Rrymat e ajrit që qarkullojnë janë të lagëta dhe të ftohta. Paqëndrueshmëria e motit, vranësirat dhe reshjet janë karakteristike për ditët në vijim. Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar të gjithë vendin dhe sipas parashikimit të meteorologëve pritet që të ketë edhe stuhi. Reshjet do të vazhdojnë deri të enjten dhe më pas do të regjistrohen edhe ulje të temperaturave. Sipas meteorologëve, pritet që edhe sot të vazhdojnë reshjet e dendura të shiut, të cilat do të shoqërohen edhe me ulje të temperaturave me 2 deri në 3 gradë Celsius. Vetëm në ditët e fundit të janarit pritet një ndryshim dhe kthjellim i motit. Më datën 29 pritet të kemi një mot të qëndrueshëm dhe ndërprerje të reshjeve të dendura të shiut.
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik. Masat e ajrit do të jenë të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme deri në të dendura, shoqëruar me reshje shiu. Era do të fryjë me shpejtësi 2-7 m/sek në drejtimin juglindje-jugperëndim. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-4 ballë. Sot parashikohet që të ruhet pjesërisht në zona të ndryshme paqëndrueshmëria e motit dhe kryesisht në veri dhe veriperëndim. Sakaq, temperaturat kryesore të regjistruara dje në disa nga qytetet e vendit: Tiranë 8 dhe 13 gradë Celsius, Lezhë 8 dhe 12 gradë Celsius, Kukës 8 dhe 10 gradë Celsius, Korçë 1 dhe 7 gradë Celsius, Sarandë 8 dhe 15 gradë Celsius, Vlorë 9 dhe 16 gradë Celsius.