E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas moshës së pensionit nuk mund të vijoni më punën

Qeveria ka vendosur që t’i jepet fund praktikës së kontratave afatshkurtra që institucione të ndryshme ndiqnin për punonjësit e tyre edhe pasi kishin mbushur moshën për daljen në pension.

Vendimi është miratuar kohë më parë nga Këshilli i Ministrave, ku përfshihen të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të varura nga qeveria.

Në bazë të ligjit të “Sigurimeve shoqërore”, burrat në Shqipëri dalin në pension në moshën 65 vjeçare ndërsa gratë pesë vjet më përpara, duke plotësuar 35 vite punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›